• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Supreme: Duhet një qasje më e unifikuar dhe sistematike në trajtimin dhe vendimmarrjen për veprat penale nga fusha e trafikut, si dhe ndryshime në Kodin Penal

Gjykata Supreme: Duhet një qasje më e unifikuar dhe sistematike në trajtimin dhe vendimmarrjen për veprat penale nga fusha e trafikut, si dhe ndryshime në Kodin Penal

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Duhet një qasje më e unifikuar dhe sistematike gjatë trajtimit dhe vendimmarrjes për veprat penale në fushën e trafikut, si dhe ndryshime përkatëse të Kodit Penal, është qëndrimi i Gjykatës Supreme bazuar në konkluzionet e Departamentit të Veprave Penale dhe Departamentit të Praktikës Gjyqësore me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës Supreme në pajtim me Ligjin për Gjykatat dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Supreme.

Siç njoftuan sot nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për konkluzionet dhe propozimet për çështjet konkrete juridike, Këshilli Gjyqësor është njoftuar rregullisht  dhe atë me shkresat e datës 10.12.2021 dhe 09.05.2022.

Në kumtesë citohet se Gjykata Supreme me vetëiniciativë, por edhe pas shkresave të dorëzuara nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në disa raste e ka shqyrtuar çështjen e politikës penale të gjykatave për vepra penale nga fusha e komunikacionit.

"Gjykata e Lartë e arrin unifikimin e praktikës gjyqësore vetëm në një procedurë të parashikuar me ligj. Mundësia e unifikimit të praktikës gjyqësore në lidhje me këtë çështje juridike është e kufizuar në fazën e procedurës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se çdo lëndë ka veçoritë e veta dhe asnjë lëndë nuk mund të ndërlidhet me një lëndë tjetër", informojnë nga Gjykata Supreme.

Në lidhje me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në politikën penale për krimet në trafik, Gjykata Supreme sqaron se mund të intervenojë në vendimin për dënim vetëm kur ekziston  mundësi ligjore, pra procedurë ankimore, ndërsa pas mjetit të jashtëzakonshëm juridik nuk ka autoritet ligjor për të ndërhyrë në sanksionin e shqiptuar penal nëse ai matet brenda kufijve të përcaktuar me ligj. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR