• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Penale: Tridhjetë ditë arrest shtëpiak dhe masa shtesë kujdesi për Nezirin dhe tre të dyshuarit për ndërhyrjen në M-NAV

Gjykata Penale: Tridhjetë ditë arrest shtëpiak dhe masa shtesë kujdesi  për Nezirin dhe tre të dyshuarit për ndërhyrjen në M-NAV

 Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup pasdite   katër personave lidhur me ngjarjet në M-NAV u caktoi arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, si dhe masa shtesë kujdesi, përkatësisht konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për lëshimin e tyre dhe ndalesë për afrim ose vendosje ose gjegjësishgt mbajtjen e kontakteve ose lidhjeve ndërmjet të dyshuarit dhe të dëmtuarit. Në mesin e katër personave është edhe Bekir Neziri, këshilltar në M-NAV dhe anëtar i BDI-së.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot mbajti seancë në prani të palëve që kërkuan seancë publike, ndërsa  lidhur me ankesat e deklaruara nga prokurori publik kundër vendimeve të gjykatësve të procedurës paraprake nga 04.01.2024 me të cilat katër personave u është caktuar masa kujdesi lidhur me ngjarjet në M-NAV" theksohet në kumtesën e Gjykatës Penale. 

 Këshilli, siç theksohet në kumtesë, duke vlerësuar faktet dhe dëshmitë e dorëzuara në ankesën e prokurorit dhe përgjigjet ndaj ankesës nga ana e mbrojtjes,  ndërsa duke marrë parasysh pretendimet në vendimet nga procedura paraprake, mori vendim me të cilin ankesat e prokurorit publik pjesëriaht pranohen dhe mori vendime me të cilat  të katër personave u është caktuar  masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, si dhe masa shtesë kujdesi, përkatësisht konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për lëshimin e tij dhe ndalesë për afrim ose vendosje, gjegjësisht mbajtjen e kontakteve ose lidhjeve ndërmjet të dyshuarve dhe të dëmtuarit.

Nga  Gjykata theksojnë se mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimeve, është në kompetencë të MPB-së, ndërsa kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit Shkup në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve.

 "Për shkak të informimit konsistent të publikut dhe shuarjes së të gjitha spekulimeve dhe keqkuptimeve, konsiderojmë se nevojitet të theksojmë se sipas të gjitha fakteve dhe të dhënave  të dorëzuara deri më tani, ngjarja konkrete nuk ka ndodhur në kullën e kontrollit, gjegjësisht hapësira nga kryhet navigacioni, por në hapësirën e cila është e ndarë me të paktën dy hyrje sigurie para  kullës. Por, siç theksuam në kumtesën paraprake, fakt është se të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime të caktuara që nevojitet në mënyrë shtesë të hetohen   që të konstatohet gjendja faktike. Për shkak të gjithë kësaj, Këshilli ka marrë vendime për caktimin e masave  me të cilat do të sigurojë garanci shtesë për disponueshmërinë e mëtutjeshme të këtyre katër të dyshuarve", theksohet në kumtesën e  Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR