• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata penale themelore Shkup e ka dorëzuar lëndën "Titanik 2" në Gjykatën e Apelit

Gjykata penale themelore Shkup e ka dorëzuar lëndën

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Gjykata penale themelore Shkup sot informoi se lënda "Titanik 2" dje ka qenë e dorëzuar në Gjykatën e Apelit për procesuim adekuat.

"Për shkak të interesit të mediumeve dhe organizatave joqeveritare, të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e informojmë opinionin se lënda me KOK nr. 7/20 nga Prokuroria, e emëruar 'Titanik 2' më 20.03.2023 është dorëzuar në Gjykatën e Apelit Shkup në procesuim adekuat. Në fakt, pas ankesave të marra nga  akuzuari M.T. dhe mbrojtësi i tij, si dhe njoftimi nga prokurori kompetent publik se nuk do të dërgojë ankesa shtesë, lënda është e kompletuar, janë respektuar të gjitha afatet e konfirmuara dhe është dorëzuar në veprim të mëtejshëm të shkallës së dytë", informojnë nga Gjykata themelore penale Shkup.

Prej aty shtojnë se për këtë lëndë, Gjykata e Apelit tashmë një herë ka vepruar dhe në pajtim me dispozitat nga LKP-ja, tani duhet të miratohet vendim meritor lidhur me ankesat. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR