Gjykata Penale: Të gjitha certifikatat dhe vërtetimet nga evidenca ndëshkuese/penale dhe vërtetimet për kryerjen e veprimtarisë janë dorëzuar, deri më 11 korrik u përgatitën dhe qytetarët mund t'i marrin
- Gjykata Themelore Penale Shkup njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e vërtetimit ose certifikatës nga evidenca ndëshkuese ose penale, si dhe kërkesë për vërtetim për ndalesë të kryerjes së profesionit/veprimtarisë, deri të premten, 11 korrik 2025, se të njejtat tashmë janë gati dhe mund t'i marrin.
- Post By Sara Ademi
- 10:19, 14 korrik, 2025
Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e vërtetimit ose certifikatës nga evidenca ndëshkuese ose penale, si dhe kërkesë për vërtetim për ndalesë të kryerjes së profesionit/veprimtarisë, deri të premten, 11 korrik 2025, se të njejtat tashmë janë gati dhe mund t'i marrin.
"U.D. kryetarja shpreh falënderim të madh për administratën gjyqësore e cila punoi edhe gjatë fundjavës që të mundet gjykata ta mundësojë këtë shërbim të qytetarëve, për të cilin për shkak të numrit të rritur të kërkesave është pritur një kohë të gjatë", thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Gjykata, edhe njëherë, apelon te të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë aplikacionin elektronik për dhënien e këtyre dokumenteve, përmes portalit uslugi.gov.mk, të cilët në këtë mënyrë mund t'i marrin për 1 ditë. sa/
Foto: Gjykata Themelore Penale Shkup