• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata penale: Seancat kryesore shtyhen për shkak të mosveprimit të institucioneve të burgjeve

Gjykata penale: Seancat kryesore shtyhen për shkak të mosveprimit të institucioneve të burgjeve

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka reaguar përmes një kumtese se seancat kryesore u shtynë për shkak të mosveprimit të institucioneve të burgjeve.

"Gjykata Themelore Penale Shkup konform angazhimeve të saj për punë transparente dhe llogaridhënëse, si dhe kryerje efikase dhe ekonomike të procedurave gjyqësore duke respektuar të drejtat e garantuara kushtetuese të palëve, konsideron se është e nevojshme të informojë publikun se gjatë dy ditëve të fundit, në Gjykatën penale janë anuluar të gjitha rastet e paraburgimit që ishin caktuar në mënyrë të rregullt, me dorëzim në kohë të thirrjeve të palëve, vetëm sepse personat e paraburgosur nuk u morën nga INP Burgu i Shkupit", theksohet në kumtesën e Gjykatës penale.

Sipas Gjykatës, shqetëson fakti që midis seancave të prolonguara janë edhe raste nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion me më shumë se 10 të akuzuar, disa prej të cilëve janë në njësinë e paraburgimit të Burgut të Shkupit dhe për të cilat vijojnë afatet ku gjykata është e detyruar të veprojë.

"Masa e paraburgimit është forma më e rëndë e kufizimit të lirisë e cila ka për qëllim të sigurojë praninë e të akuzuarit në procedurat gjyqësore, por as sipas legjislacionit vendas dhe as sipas Konventës evropiane për të drejtat e njeriut nuk mund të shndërrohet në dënim. Megjithatë, në këtë rast, për fat të keq, procedurat po prolongohen pa fajin e asnjërit prej pjesëmarrësve në procedurë", thekson Penalja në kumtesë.

Prandaj, shton më tej Gjykata penale, sot Gjykata iu drejtua Drejtorisë së burgjeve me kërkesë për të marrë urgjentisht masat e nevojshme për të siguruar që këto raste të mos përsëriten.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR