• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata Penale e ndërpreu procedurën kundër Daravelskit për shkak të shfaqjes së vjetërsimit absolut dhe anuloi aktgjykimin

Gjykata Penale e ndërpreu procedurën kundër Daravelskit për shkak të shfaqjes së vjetërsimit absolut dhe anuloi aktgjykimin

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Gjykata Themelore Penale - Shkup e ndërpreu procedurën penale kundër ish-drejtorit të Doganës, Dragan Daravelski për shkak të shfaqjes së vjetërsimit absolut.

Në kumtesën e lëshuar sot nga gjykata për lëndrën, theksohet se “Këshilli Gjyqësor, i cili po vepron për lëndën me K. nr. 414/23 kundër të akuzuarit D.D. duke vepruar sipas aktakuzës së PTHO Shkup me KO nr. 1856/03 i datës 18.04.2005 për veprat penale Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 22 dhe nenin 45 të Kodit Penal ka marrë vendim të pavlefshëm, me të cilin procedura penale kundër D. D. ndërpritet për shkak të paraqitjes së vjetërsimit absolut, ndërsa aktgjykimi me K. nr. 809/05 shfuqizohet”.

Në kumtesën kujtohet se pas kërkesës për përsëritjen e procedurës ndaj të akuzuarit, të parashtruar nga avokati i tij më 10.01.2023, Këshilli Penal me vendimin KPOV nr. 40/23 lejoi përsëritjen e procedurës, ndërsa i njëjti vendim u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe u ngrit rasti me K. nr. 414/23 i cili sipas sistemit AKMIS është ndarë për përpunim të mëtutjeshëm.

Без постоење одлука на Царинската управа, без одлука на Владата и без обезбедени средства од Министерството за финансии, поранешниот директор на Царинската управа Драган Даравелски набавувал
Фото: МИА Архива

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, shtohet në kumtesë, jashtë shqyrtimit gjyqësor, ka konstatuar se ka skaduar vjetërësimi absolut për ndjekjen penale të veprës së kryer në periudhën nga viti 2001 deri në vitin 2002.

"Në bazë të nenit 353 paragrafi 1 i Kodit Penal të botuar në Gazetëm Zyrtare më 29.07.1996, i cili ka qenë në fuqi në momentin e kryerjes së veprës penale, “nëpunësi i cili duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin e tij zyrtar, merr një dobi të konsiderueshme pasurore ose shkakton dëm të konsiderueshëm (paragrafi 3) dënohet me burgim nga 1 deri në 10 vjet”. Sipas nenit 107 paragrafi 1 i të njëjtit ligj “ndjekja penale nuk mund të fillohet kur kanë kaluar 10 vjet nga kryerja e veprës penale”, dhe sipas nenit 108 paragrafi 6 i të njëjtit ligj “vjetërsimi i ndjekjes penale ndodh në çdo rast kur ka kaluar dyfishi i kohës sa kërkohet për vjetërsimin e ndjekjes penale”. Gjykata, duke vepruar ekskluzivisht sipas dispozitave ligjore të përcaktuara, ka konstatuar se në rastin konkret vjetërsimi absolut ka ndodhur më 1 dhjetor 2022", theksojnë nga Gjykata.

Kundër këtij vendimi të pavlefshëm, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Në janar, avokati i Daravelskit kërkoi një përsëritje të procedurës për shkak të një vendimi të marrë në mungesë. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale Shkup ka lejuar përsëritjen e procedurës penale kundër Daravelskit, i cili është dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas aktgjykimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro në periudhën 1999-2002.

Ish-drejtori i Doganës, Dragan Daravelski, është arrestuar në fillim të këtij viti në pikën kufitare “Tabanovc” gjatë tentativës për të hyrë në vend, pasi në vitin 2002 ishte arratisur në Serbi. Ai u vendos në burgun INK “Idrizovë”, nga ku u lirua në shkurt.

 Ministria e Drejtësisë kërkoi disa herë ekstradimin e tij pasi ai u arratis në Serbi. Daravelski ishte arrestuar në Beograd në vitin 2016 me urdhër të autoriteteve maqedonase, por më pas autoritetet serbe nuk e kishin ekstraduar, pasi kishte edhe nënshtetësi serbe. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR