• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata penale: Është shtyrë gjykimi për lëndën "Aditiv"

Gjykata penale: Është shtyrë gjykimi për lëndën

Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Gjykata themelore penale Shkup kumtoi se seanca kryesore për lëndën "Aditiv" e caktuar për nesër, është shtyrë.

Shkaku për shtyrjen është miratimi i aktakuzës kundër B.N., si vazhdim i hetimit, si dhe propozimi për bashkimin e akuzave.

"Duke pasur parasysh aktakuzën me KOK OOA 47/25, që paraqet vazhdim të hetimit për lëndën konkrete, u miratua dhe dorëzua në këshillin gjyqësor gjatë ditës së sotme, siç edhe infirmuam në kumtesën paraprake, ndërkaq me të cilin propozim prokuroria njëherit ka parashtruar edhe propozim për bashkim të dy procedurave, për shkak të ekonomitetit dhe efikasitetit të procedurës, ndërkaq që të mos bëhen shpenzime të panevojshme për sjelljen e disa të akuzuarve, nevojitet kohë këshilli të njoftohet me shkresat nga lënda, si dhe deklarim të mbrojtjes në raport me të, dhe të vendosë rreth propozimit për bashkim", qëndron në kumtesë.

Gjykimi do të vazhdojë në terminin e ardhshëm të konfirmuar - 2 shtator 2025, në orën 10, në sallën e gjykatës në INP Idrizovë.

Lënda "Aditiv" është e lidhur me keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurosh.

Hetimi përfshin mbi 30 persona, mes të cilëve edhe ish-drejtorë dhe funksionarë, ndërsa aktakuzat përfshijnë bashkim kriminel, keqpërdorim të pozitës zyrtare, larje parash dhe zbardhje të sekretit zyrtar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR