• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata ndërkombëtare në Hagë kërkon nga Azerbajxhani të garantojë kthimin e sigurt të armenëve etnikë në Nagorno-Karabah

Gjykata ndërkombëtare në Hagë  kërkon nga Azerbajxhani të garantojë kthimin e sigurt të armenëve etnikë në Nagorno-Karabah

Hagë, 17 nëntor 2023 (MIA) - Organi më i lartë gjyqësor i Kombeve të Bashkuara - Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë ka vendosur sot se Azerbajxhani duhet të lejojë kthimin "e sigurt" të banorëve në territorin kontestues të Nagorno-Karabahut të cilin Baku e mori në shtator gjatë një ofensive, njoftuan agjencitë botërore.

Gjykata ndërkombëtare ka vendosur që Azerbajxhani patjetër të lejojë secilin që dëshiron të kthehet në Nagorno-Karabah ta bëjë këtë "të sigurt, lirshëm dhe shpejtë".

Pas ofensivës së Azerbajxhanit, thuajse e gjithë popullsia armene e lëshoi Republikën e vetëshpallur të Nagorno-Karabahut, kujtojnë agjencitë.

Gjyqtarët, gjithashtu, theksuan se Baku duhet patjetër ta sigurojë sigurinë e armenëve të cilët mbeten në enklavën si pjesë e masave emergjente. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR