• e diel, 06 tetor 2024

Gjykata në Moskë e konfirmoi vendimin për arrestimin në mungesë të Julia Navallnës

Gjykata në Moskë e konfirmoi vendimin për arrestimin në mungesë të Julia Navallnës

Moskë, 7 gusht 2024 (MIA) - Një gjykatë në Moskë e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes ndaj urdhrit për arrestim në mungesë të bashkëshortes së liderit opozitar Aleksej Navallni, Julia, e cila akuzohet për pjesëmarrje në aktivitete ekstremiste, kumtuan sot mediumet ruse.

Gjykata në kumtesën zyrtare thekson se masa e paraburgimit e shqiptuar për Navallnën më 9 korrik mbetet e pandryshuar, sepse ankesa nuk është pranuar.

Mbrojtja kërkoi nga Gjykata e Apelit në Moskë ta anulojë venmdimin e gjykatës së shkallës së parë si të paligjshme dhe të pabazë.

Avokati i cili e mbrojti Julia Navallnën në gjykim nuk e komentoi aktvendimin. Seanca, përndryshe, ishte e mbyllur për opinionin.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës në Moskë, vendimi i shkallës së parë hyri në fuqi, dhe tani ajo do të arrestohet kudo në territorin rus.

Gjykata kumtoi se ajo akuzohet se ka krijuar dhe distribuuar video në Internet me qëllim që t'i diskreditojë autoritetet dhe të mbledhë donacione për Fondacionin për luftë kundër korrupsionit, i cili është shenjuar si organizatë ekstremiste në Rusi dhe është ndaluar.

Shërbimi federal për ndjekje financiare më 11 korrik e shtoi Navallnën në listën e personave dhe organizatave për të cilat ka informata për përzierje në aktivitete ekstremiste apo terrorizëm. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR