• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën për parandalimin e rizgjedhjes së Fon der Lajenit

Gjykata në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën për parandalimin e rizgjedhjes së Fon der Lajenit

Bruksel, 27 qershor 2024 (MIA) - Gjykata në Bruksel ka hedhur poshtë argumentet e lobistit belg Frederik Baldan kundër riemërimit të Usurla fon der Lajenit për kryetare të Komisionit Evropian edhe krahas pretendimeve në lidhje lidhjen me marrëveshjen e saj kontroverse për vaksinat kundër Kovid-19 me kompaninë amerikane "Fajzer".

Marrja në pyetje e përfaqësuesve të Partisë Popullore Evropiane (EPP), të cilën e propozoi Fon der Lajen për rizgjedhje, ishte caktuar për të premten e kaluar, por ata nuk u paraqitën në seancën gjyqësore. Pas kësaj gjyqtari në procedurë vlerësoi se bëhej fjalë për një "rast urgjent" dhe vendosi të dëgjojë vetëm paditësin Baldan i cili është një lobist i njohur belg i specializuar për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës.

Baldan në prill të vitit të kaluar ka ngritur kallëzim penal kundër Fon der Lajenit para Gjykatës në qytetin belg Liezh, nën akuzën e shpërdorimit të autoritetit, shkatërrimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit lidhur me marrëveshjen për furnizimin e vaksinave nga "Fajzer" të cilën ajo e ka arritur përmes SMS komunikimit. Sipas avokatit të Baladanit, ndërkohë janë përfshirë dhe rreth 500 subjekte, duke përfshirë individë, parti politike, si dhe dy vende anëtare të BE-së, Hungarinë dhe Poloninë.

Intervistimi para Gjykatës në Liezh për këtë rast ishte caktuar për muajin e kaluar, por më pas është shtyrë për në fillim të dhjetorit të këtij viti.

Pas kësaj Baldan ka ngritur një procedurë të shkurtuar para Gjykatës në Bruksel me kërkesë për të penguar rizgjedhjen e Fon der Lajenit. Gjykata vendosi të shqyrtoj rastin përpara Samitit të BE-së i cili do të vendosë për emrat e bartësve të posteve kryesore në Union duke filluar nga pasditja dhe vendosi t'i hedhë poshtë kërkesat për të penguar riemërimin e Fon der Lajenit.

Gjykata në Bruksel ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Baldanit, duke vlerësuar se "nuk konstatonte rrezik për paragjykim serioz ose shqetësim serioz që do të justifikonte një vendim urgjent".

Megjithatë Baldani dhe avokati i tij insistojnë se ai i plotëson kushtet për t'u konsideruar si "informatorë". Avokati i Baldanit ka shprehur keqardhje për vendimin e gjykatës që paditësi duhet të provojë pse ai duhet të konsiderohet si "informatorë", duke vënë në dukje se një kërkesë e tillë është në kundërshtim me Direktivën e BE-së për informatorët dhe ligjin belg.

Ajo njoftoi se paditësi do të parashtrojë ankesë në vendimin e Gjykatës në Bruksel dhe shfaqi shpresën se vendimi pas saj do të parashtrohet para votimit në Parlamentin Evropian për rizgjedhjen e Fonder Lajenit, të parashikuar për muajin e ardhshëm. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR