Gjykata kushtetuese vendosë takime të rregullta me qytetarë çdo të enjte të parë të muajit
- Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjet të parë të muajit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:23, 15 shkurt, 2026
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjet të parë të muajit.
Shërbimi i Gjykatës kushtetuese për shtyp kumtoi se qëllimi i takimeve është të afrohet puna e kësaj gjykate drejt qytetarëve, të ngritet vetëdija për të drejtat e garantuara kushtetuese dhe të sqarohet mlnyra e parashtrimit të drejtë të parashtresave.
Theksojnë se takimet paraqesin mundësi që qytetarët të njihen për së afërmi me kompetencat, parashtresat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.
Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike gragani@ustavensud.mk, ndërsa për pyetje shtesë në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626, ceket në kumtesë. ab/
Foto: МIА arkivi