• e premte, 22 nëntor 2024

Gjykata kushtetuese: Të punësuarit në MF nuk do të marrin 30 për qind rroga më të larta dhe nuk do të marrin rroga 30 për qind më të larta dhe nuk do t'i kthejnë paratë që i kanë marrë më parë

Gjykata kushtetuese: Të punësuarit në MF nuk do të marrin 30 për qind rroga më të larta dhe nuk do të marrin rroga 30 për qind më të larta dhe nuk do t'i kthejnë paratë që i kanë marrë më parë

Shkup, 15 për qind 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese solli vendim përfundimtar për rrogat e të punësuarve në Ministrinë e Financave (MF). Siç kumtoi sot kryetarja e Gjykatës, Dobrilla Kacarska, bëhet fjalë për vendim abrogimi, dhe jo pezullimi, e kjo do të thotë se në të ardhmen të punësuarit nuk do ta marrin rritjen e rrogës dhe nuk do t'i kthejnë paratë që i kanë marrë më parë.

Sipas Kacaeskës, Gjykata kushtetuese formoi lëndë edhe pas nismës së parashtruar nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për kontestim të balansuesit për punësim sipas nacionalitetit.

"Është sjellë vendim përfundimtar me të cilin abrogohet dispozita kontestuese e ligjit. Bëhet fjalë për vendim abrogues, dhe jo pezullues, që do të thotë, në të ardhmen të punësuarit nuk do ta marrin atë rritje të rrogës, siç qëndronte në Ligj, dhe nuk do t'i kthejnë paratë që i kanë marrë më aprë", theksoi Kacarska, duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të pullës postare me rastin e 60-vjetorit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me balansuesin, Kacarksa informoi se nisma nga KSHPK është parashtruar par rreth dhjetë ditëve.

"Bëhet fjalë për lëndë të re. Është e saktë se KSHPK ka parashtruar një nismë të tillë në Gjykatë. Është formuar lëndë dhe i është dhënë një ekipi për punë, por ajo lëndë ka arritur para ndoshta dhjetë ditëve dhe është marrë në punë", nënvizoi kacarska. ab/

foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR