• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë dhe kompensimet tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy nene të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë dhe kompensimet tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi t'i shfuqizojë nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensim tjetër të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 97/2010) dhe nenin 1 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensim tjetër të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 139/2014).

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, me dispozitën e parë të shfuqizuar është konstatuar se baza për llogaritjen e pagës së personave të zgjedhur dhe të emëruar  zbatohet që nga janari i vitit 2012 dhe është në shumë prej 25.726 denarë, ndërsa me dispozitën e dytë të shfuqizuar. parashikohet që pagat e personave të zgjedhur në vitin 2014 mund të rriten për 4 për qind duke filluar me pagesën e pagave në vitin 2014.

 Për shkak të asaj të lartëpërmndur, Gjykata vlerësoi se dispozitat e shfuqizuara nuk janë në përputhje me nenin 8 paragrafi 1 paragrafi 3 të Kushtetutës, sipas të cilit sundimi i së drejtës është vlerë themelore e rendit kushtetues.

Gjykata Kushtetuese ka filluar procedurë për këtë lëndë U. nr.113/2022 më 25 janar, kur është mbajtur seanca e 3-të e vitit 2023 kur diskutimi u shter. Parashtrues i iniciativës është avokati Bojan Stojevski.

Krahas lëndës U. nr. 113/2022 nga rendi i ditës i plotësuar për këtë seancë, në seancë, siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, janë përcaktuar draft-tekstet e tri vendimeve të miratuara më parë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR