• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese në seancë publike do ta shqyrtojë kërkesën e Apasievit për "diskriminim sipas përkatësisë politike" nga ana e Xhaferit

Gjykata kushtetuese në seancë publike do ta shqyrtojë kërkesën e Apasievit për

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese sot do të mbajë debat publik me kërkesë të liderit të "Së majtës", Dimitar Apasiev kundër ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në kërkesën, Apasiev thotë se ka qenë "i diskriminuar" sipas përkatësisë politike dhe se Xhaferi "nuk ka vepruar në pajtim me Ligjin për referendum, ka vendosur vet për Propozim-kërkesën e Apasievit, në vend se ta dorëzojë në Komisionit ligjdhënës-juridik dhe deri te kryetari i trupit amë punues".

Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e iniciativës civile në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të obliguar plotësues, i cili duhej të mundësojë grumbullimin e mëtejshëm të papenguar të, me Kushtetutë të parashikuara, 150.000 nënshkrimeve të qytetarëve për shpalljen e referendumit me këtë pyetje: Nëse jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkludimeve të Kuvendit nr. 08-3238/1 nga 16 korriku 2022.

"Parashtruesi i kërkesës, Dimitar Apasiev vlerëson se me atë që kryetari i Kuvendit ka refuzuar ta përcjell iniciativën deri te trupat kompetentë të Kuvendit, e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe në këtë mënyrë ka penguar që parashtruesi ta realizojë të drejtën e tij të mbrojtur me Kushtetutë të veprimit politik. Gjatë parashtrimit të kërkesës deri te Gjykata kushtetuese (23.12.2022), parashtuersi ka potencuar se është deputet në Kuvend nga radhët e opozitës dhe kryetar i partisë opozitare parlamentare politike 'E Majta' dhe se është penguar që politikisht të veprojë nga ana e kryetarit të Dhomës Ligjdhënëse, i propozuar nga partia në pushtet. Për këtë shkak, parashtruesi Apasiev ka dorëzuar kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nga neni 110 nga Kushtetuta, të cilat kanë të bëjnë me të drejtën e veprimit politik dhe ndalesën e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike. Po ashtu, parashtruesi njofton se me veprimin e përmendur, kryetari i Kuvendit e shkel të drejtën e ndalesës nga diskriminimi i qytetarëve në bazë të përkatësisë politike, që është e garantuar me Kushtetutë dhe me nenin 14 dhe nenin 1 nga Protokolli nr. 12 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut", qëndron në informatën e Gjykatës Kushtetuese. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR