• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Apasievit kundër ish kryetarit të Kuvendit, Xhaferi

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Apasievit kundër ish kryetarit të Kuvendit, Xhaferi

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Gjykata kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e liderit të së "Majtës" Dimitar Apasiev, të parashtruar kundër ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili, siç u theksua në kërkesë, "ka shkelur të drejtën për veprim politik".

Apasiev në kërkesë thekson se i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, sepse kryetari i Kuvendit ka refuzuar t'ia përcjell iniciativën për shpalljen e referendumit plotësues organeve punuese kompetente parlamentare për marrjen e mendimit për rregullsinë e iniciativës dhe e ka shpallur të parregullt.

Në kërkesë thuhet se kryetari i Kuvendit "shkel edhe të drejtën për ndalimin e diskriminimit në bazë të përkatësisë politike, duke e vendosur parashtruesin në pozitë të pabarabartë dhe më pak të favorshme krahasuar me subjektet e tjera politike".

Bëhet fjalë për Propozim-kërkesën për ngritjen e inciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, i cili duhej të mundësonte mbledhjen e mëtejshme të papenguar të 150 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të përcaktuara me Kushtetutë për shpalljen e referendumit me këtë pyetjen: "A jeni pro vazhdimit të negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare nr. 08-3238/1 prej 16 korrikut të vitit 2022". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR