Gjykata Kushtetuese: Formohen lëndë për ndryshime ligjore të Ligjit për marrëdhënie pune dhe ndryshimin e PDU-së Bunjakovec 2
- Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se janë formuar lëndë për ndryshimet ligjore të Ligjit për marrëdhënie pune dhe ndryshimin e PDU-së Bunjakovec 2.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:02, 3 gusht, 2023
Shkup, 3 gusht 2023 (MIA) - Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se janë formuar lëndë për ndryshimet ligjore të Ligjit për marrëdhënie pune dhe ndryshimin e PDU-së Bunjakovec 2.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka dorëzuar iniciativë për nenin 1, 2 dhe 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 111/23).
Me nenet e kontestuara, siç thuhet në iniciativë, braktiset niveli i mbrojtjes që e ofrojnë rregulloret ligjore pozitive dhe konventat ndërkombëtare dhe është një përpjekje që të imponohet mekanizëm për të anashkaluar rregullat tashmë të vendosura.
Parashtruesit theksojnë se po krijohet rrezik i trajtimit të pabarabartë të punëtorëve dhe diskriminimit nga ana e ministrit të Financave, i cili në përputhje me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, e përcakton mënyrën dhe vendin e pagesës së punëtorëve që punojnë në projekte me rëndësi strategjike kombëtare të përcaktuara me ligj. Në mënyrë shtesë, neni i kontestuar, i cili parashikon përjashtim nga kohëzgjatja e orarit jashtë orarit më të gjatë se 8 orë në javë dhe 190 orë në vit për të punuar në projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, sipas parashtruesve, krijon pasiguri juridike dhe hapësirë për interpretim dhe manipulim me kohëzgjatjen e përgjithshme të orarit shtesë u përcaktuar kufiri i sipërm.
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se është kontestuar edhe Vendimi nr. 07-9331/10, nga data 10.12.2012. për ndryshimin dhe plotësimin e PDU-së Bunjakovec 2, periudha planifikuese 2011-2016.
Parashtrues të iniciativës është Suzana Joshevska, avokate dhe Iniciativa qytetare “Shans për Qendrën”.
Këto lëndë, siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, u janë dorëzuar ekipeve të këshilltarëve dhe gjykatësve dhe janë në fazën fillestare të punës, gjegjësisht në procedurë paraprake. Gjykata Kushtetuese do t'i shqyrtojë pretendimet në iniciativat dhe kërkesat dhe do të formojë referate që do të përmbajnë propozime për votim në seancë.
Foto: Arkivi i MIA-s