• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese e Pakistanit urdhëroi lirimin e Imran Kanit

Gjykata Kushtetuese e Pakistanit urdhëroi lirimin e Imran Kanit

 Islamabad, 29 gusht 2023 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Pakistanit vendosi se paraburgimi i ish-kryeministrit Imran Kan është "i paligjshëm" dhe se ai duhet menjëherë të lirohet, lajmëron Anadollu. 

Sipas televizionit "Geo njuz", ankesa e Partisë Pakistaneze e Lëvizjes për Drejtësi (PTI) kundër arrestimit të Kanit është shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi se është bërë në mënyrë të paligjshme dhe se ai duhet menjëherë të lirohet. 

 Gjykata e Lartë në Islamabad të martën urdhëroi arrestimin e Kanit (70), që shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë vendin, ndërsa Gjykata Kundër Korrupsionit, gjithashtu në kryeqytet, të mërkurën veçmas e akuzoi Kaninnë në një rast në lidhje me blerjen dhe shitjen e paligjshme të dhuratave të pranuara jashtë vendit  derisa ka qenë kryeministër.

 Arrestimi erdhi një ditë pasi Kani akuzoi një funksionar të lartë ushtarak se ka planifikuar ta vrasë.

 Avokatët e Kanit e bojkotuan seancën pasi një gjykatës refuzoi të shtyjë aktakuzën e tij në procesin gjyqësor, të njohur si "rasti Toshahan".

 Kani në gjykim u deklarua i pafajshëm. 

 Kani u arrestua nga pjesëtarët e forcave paraushtarake pakistaneze "Renxhers" edhe atë pikërisht në momentetet kur gjykata në Islamabad i miratoi kaucion të përkohshëm në shtatë raste, raportoi "Dunia njuz".

QËNDRONI TË LIDHUR