• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjykata i shpalli fajtorë Palevskin, Manevin, Videvskin dhe Keshishevin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykata i shpalli fajtorë Palevskin, Manevin, Videvskin dhe Keshishevin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i shpalli fajtorë të akuzuarit Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Keshishev për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim ta detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Të akuzuarit në fillim të procesit gjyqësor e cila zgjati më pak se një vit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Lupço Palevski, Vllatko Keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t'i caktojë dënim adekuat me burg. 

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. rq/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR