• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata e posaçme e ka refuzuar kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

Gjykata e posaçme e ka refuzuar kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

Tiranë, 8 prill 2024 (MIA) - Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Xhamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

"Të dyja kërkesat e bëra, u shqyrtuan sot nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. Avokatët e Berishës dhe Malltezit, kërkuan masë më të lehtë sigurie për klientët e tyre me pretendimin se në këtë fazë hetimi nuk është e nevojshme kjo masë arresti ndaj tyre", njoftoi Top Çanel.

Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”, në Tiranë, në hapësirat e të cilit Malltezi ka ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe dhe ka realizuar fitim prej mbi pesë milionë euro.

Malltezi në vitin 2008 e ka privatizuar ish-kompleksin sportiv, hapësirë prej rreth 10.000 metra katrorë në qendër të Tiranës, e për këtë ka paguar 100.000 dollarë, që është më pak se vlera e një apartamenti studio e shitur në atë hapësirë.

Berisha, i cili është deputet, ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua më 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR