• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata e Lartë e Shqipërisë konfirmoi vendimin për konfiskimin e pronës së vajzës dhe dhëndrit të Berishës

Gjykata e Lartë e Shqipërisë konfirmoi vendimin për konfiskimin e pronës së vajzës dhe dhëndrit të Berishës

Tiranë, 3 prill 2024 (MIA) - Gjykata e Lartë e Shqipërisë konfirmoi sekuestrimin e pasurisë në pronësi të Argita dhe Xhabmbero Maltezit, vajzës dhe dhëndrit të ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, kështu që vendimi i Gjykatës Speciale të Apelit mbetet në fuqi.

Bëhet fjalë për 25 prona që u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit “Partizan” në Tiranë, ku Xhamarber Maltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Mes pronave të sekuestruara janë disa apartamente, llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit si dhe llogari të disa kompanive, raportojnë mediat shqiptare.

Ndërkohë, Xhamarber Maltezi mbetet në “arrest shtëpiak” pasi më 21 nëntor të vitit 2023 Gjykata Speciale e Apelit ia zëvendësoi dënimin dhe sipas vendimit, Maltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.

Në aktakuzë thuhet se në hapësirën e marrë ka ndërtuar 17 ndërtesa të larta dhe është “pasuruar” me mbi pesë milionë euro.

Maltezi i cili ka shërbyer më parë si shef i Departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike, u arrestua më 21 tetor, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe të Sali Berishës, i cili miratoi privatizimin e kompleksit sa ishte kryeministër.

Edhe Berisha gjithashtu është në arrest shtëpiak, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ai për shkak të korrupsionit u shpall i padëshirueshëm për SHBA-në në maj të vitit 2021, ndërsa një vit më vonë, në qershor për Britaninë e Madhe. qa/

Foto; Maltezi, FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR