• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit Shkup e ktheu lëndën "Talir 2" në rigjykim para gjykatës së shkallës së parë

Gjykata e Apelit Shkup e ktheu lëndën

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup, për shkak të ndryshimeve të Kodit penal në pjesën e veprës penale nga neni 353 të KP, e hoqi aktvendimin e shkallës së parë për rastin "Talir 2" dhe lëndën e ktheu në rigjykim para gjykatës së shkallës së parë.

Për rastin "Talir 2" ishin të dënuar ish-kryeminsitri në arrati, Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për ndërtim të selisë së partitë politike VMRO-DPMNE në Shkup.

"Gjykata e Apelit Shkup vendosi rreth lëndës KZH-232/23, e njohur në opinion si Talir 2, pas mbeldhjes së mbajtur publike më 23.11.2023, ndërkaq në pjesën jopublike të seancës më 26.01.2024, solli vendim me të cilin i fuqizoi ankesat e të akuzuarve N.G., K.B., në PTHP Shkup dhe personit juridik VMRO-DPMNE, të gjitha të deklaruara kundër aktvendimit të Gjykatës themelore penale Shkup K.nr 1413/19 të datës 07.06.2022, ndërska duke vendosur rreth ankesave dhe sipas detyrës zyrtare prë shkak të ndryshimeve në Kodin penal në pjesën e veprës penale nga neni 353 të KP-së, e hoqi aktvendimin e shkallës së aprë dhe lëndën e ktheu në rigjykim para gjykatës së shkallës së parë", kumtojnë nga Apeli.

Gruevski i mori edhe paraburgim të ri prej 30 ditëve, llogaritur nga dita e gjetjes së tij dhe privimit nga liria.

"Njëherit, me vendim të posaçëm, Gjykata ndaj të akuzuarit N.G. -  i pakapshëm për organet e ndjekjes, caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, duke llogaritur nga dita e gjetjes së tij dhe privimit nga liria, ndërs aprë shkak të ekzistimit të shkaqeve të parapara në nenin 165 paragrafi 1 pika 1 të LPP - rrezik nga ikja", ceket në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Aktvendimin për "Talir 2" Gjykata penale e solli më 7 qershor 2022, sipas të cilit Gruevski dhe Bozhinovski e kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe në kundërshtim me ligjet për parti politike dhe për financim, mundësuan lidhje të kontratave për ndërtim mes partisë dhe personit juridik "SHA Beton" dhe në mënyrë të paligjshme përfituan objekt dhe dobi pronësore prej mbi 132 milionë denarëve. Sipas aktvendimit të shkallës së parë Gruevski mori gjashtë vite burg, Bozhinovski u dënua me kusht, ndëlrsa gjykata solli edhe vendim për konfiskim të selisë partiake të VMRO-DPMNE-së. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR