Gjykata e Apelit sërish e dënoi Vasil Jovanovin me tre vjet e 10 muaj burg për posedim dhe tregtim me narkotikë, pasi Gjykata Supreme ndërpreu vendimin paraprak të shkallës së dytë
- Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e të pandehurit Vasil Jovanov dhe e dënoi përsëri me një dënim të vetëm me burg prej tre vitesh e dhjetë muaj për veprën penale "prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" pasi Gjykata Supreme në maj të këtij viti e rrëzoi vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë dhe e ktheu çështjen në rigjykim.
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 16 korrik, 2025
Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e të pandehurit Vasil Jovanov dhe e dënoi përsëri me një dënim të vetëm me burg prej tre vitesh e dhjetë muaj për veprën penale "prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" pasi Gjykata Supreme në maj të këtij viti e rrëzoi vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë dhe e ktheu çështjen në rigjykim.
Vendimi, siç raportohet nga Gjykata e Apelit, u mor në një seancë publike të mbajtur më 11 qershor 2025, duke vepruar në çështjen penale KP-481/25.
"Vendimi i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit K.nr.1439/24 i datës 31.07.2024, është ndryshuar në pjesën e vendimit për sanksionin penal - masën e shqiptuar institucionale të dërgimit në një institucion korrektues në atë mënyrë që për veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, përcaktohet dënim me burg prej 1 viti dhe për veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, përcaktohet dënim me burg prej 3 vjet dhe në përputhje me nenin 44 paragrafi 2 pika 2 në Kodin Penal, DËNOHET me një dënim të vetëm me burg prej 3 vjet e 10 muaj", thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Vendimi i marrë në këtë mënyrë, me arsyet për të, do të publikohet i plotë në faqen e internetit të gjykatës në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.
Gjykata e Apelit në Shkup në shkurt të këtij viti e refizoi si të pabazë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën paraprake, ndërsa ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup e pranoi dhe ndryshoi në pjesën e vendimit të sanksionit penal - masa e shqiptuar institucionale ishte dërgimi në një qendër korrektuese dhe ai u dënua me një dënim të vetëm me burg prej tre vjet e dhjetë muaj, por Gjykata Supreme më 7 maj rrëzoi vendimin prej 3 vjet e 10 muaj burg në procedurën e shkallës së dytë dhe rastin e ktheu në gjykim të sërishëm.
Më 13 maj, Vasil Jovanov, u dënua me dënim me burg prej 12 vitesh në bazë të pranimit të fajit për veprën "vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion", për shkeljen e Frosina Kulakovës në janar të këtij viti në bulevardin "Arradhat partizane" në Shkup. sa/
Foto: MIA