• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit pjesërisht i pranoi ankesat për "Titanik 1", Janakieskit ia zvogëloi dënimin me burg, Jankulloskës me kusht

Gjykata e Apelit pjesërisht i pranoi ankesat për

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup sot e ka shpallur vendimin për rastin “Titanik”, me të cilin pjesërisht i pranoi ankesat e të akuzuarit Mile Janakieski, të akuzuarës Gordana Jankulloska dhe të akuzuarit Munir Pepiq, ndërsa ankesat e të akuzuarit Kosta Mitrovski refuzohen si të pabazuara.

Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup i datës 28.02.2022, në pjesën e aktvendimit për sanksionin penal ndryshohet në atë mënyrë që:

"I pandehuri Martin Protugjer, i cili me aktgjykim të shkallës së parë është shpallur fajtor për veprën penale "Shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve, dënohet me masë alternative - dënim me kusht, ashtu që dënimi me burg i përcaktuar me aktgjykimin e shkallës së parë për veprën penale në fjalë në kohëzgjatje prej nje vit dhe gjashte muaj konsiderohet i vertetuar dhe njekohesisht konstatohet se nuk do te zbatohet nese i pandehuri nuk kryen veper te re penale gjate pese viteve te konsideruara nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

"Të akuzuarit Mile Janakieski, i cili me aktgjykim të shkallës së parë është shpallur fajtor për veprën penale “Shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve”, për të cilën i është
ka shqiptuar dënim me burg prej një viti dhe për veprën penale “Shkatërrimi i materialit zgjedhor”, për të cilin i është shqiptuar dënim me burg prej tre vjetësh, dënimet e përcaktuara merren si të përcaktuara. I akuzuari dënohet me burgim të vetëm prej tre vjet e gjashtë muaj, në të cilin i konsiderohet edhe koha e kaluar në paraburgim e llogaritur nga data 14.11.2018 deri më 26.02.2019, si dhe kohën e mbajtur në arrest shtëpiak e llogaritur nga data 28.02. 2022  deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg.

"Të akuzuarës Gordana Jankulovska, e cila me aktgjykim të shkallës së parë shpallet fajtore për veprën penale "Shkelje e lirisë së përcaktimit të votuesve" dhe për veprën "Shkelje e të drejtës së votës", i shqiptohet masë alternative dënim me kusht, kështu që dënimet me burgim të përcaktuara me aktgjykim të shkallës së parë për dy veprat penale të përmendura në kohëzgjatje prej një viti, konsiderohen të vërtetuara, kështu që duke zbatuar dispozitat e nenit 44 të Kodit Penal, i përcaktohet dënimi i vetëm me burg prej një viti e tetë muaj dhe njëkohësisht përcaktohet se nuk do të kryhet nëse i pandehuri nuk kryen vepër të re penale në afat prej pesë vjetësh, duke e konsideruar nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

"Të akuzuarit Munir Pepiq, i cili me aktgjykim të shkallës së parë është shpallur fajtor për veprën penale "Shkelje e të drejtës së votës", i shqiptohet masë alternative - me kusht, ashtu që dënimi me burgim prej një viti i shqiptuar nga aktgjykimi i shkallës së parë për veprën në fjalë merret si i përcaktuar dhe njëkohësisht është përcaktuar se nuk do të zbatohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër të re penale në afat prej pesë vjetësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në pjesën tjetër, thuhet në aktgjykimin e Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë, përveç në lidhje me veprën penale bashkim kriminal nga neni 394 paragrafi 1 i Kodit Penal, të përshkruar në pjesën I pika 1 të dënimit, konfirmohet.

"Pas ankesave të të akuzuarve Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska, të deklaruara përmes mbrojtësve dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale të datës 28.02.2022.  në lidhje me veprën penale "Bashkim kriminal" nga neni 394 paragrafi 1 i Kodit Penal, të përshkruar në pjesën I pika 1 të dënimit, ndryshohet për zbatimin e drejtë të së drejtës materiale dhe vendoset: Kundër të pandehurve Martin Protogjer, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska, refuzohet akuza, thuhet në aktgjykimin e Apelit.

Gjykata e Apelit në Shkup, sot informon se duke vepruar në lëndën penale KOKZH-53/22, e njohur në opinion si “Titanik 1”, pas seancës publike të mbajtur më 04.05.2023, miratoi aktgjykim me të cilin i ka pranuar ankesat e të akuzuarve: G.J., M.J., M.P. dhe K.M., të gjithë nga S., deklaruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, KOK-7/18 të datës 28.02.2022, si dhe pas ankesës së të akuzuares G.J., nga S., kundër aktvendimit korrektues të Gjykatës Themelore Penale Shkup, KOK-7/18, datë 04.04.2022.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit Shkup, KOKZH-53/22 i datës 18.05.2023, është publikuar në tërësi dhe gjendet në ueb faqen e gjykatës.

Çështja "Titanik 1" ka të bëjë me veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimin për zgjedhjet parlamentare në vitin 2011 dhe zgjedhjet lokale në vitin 2013. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR