• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Zhan Mitrevit

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Zhan Mitrevit

Shkup, 26 prioll 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup sot mori vendim, me të cilin e refuzoi si të pabazë ankesën e të akuzuarit Zhan Mitrev dhe personit të akuzuar juridik IPSH Spitali klinik "Zhan Mitrev" nga Shkupi, dhe e konfirmoi propozimin për përcaktimin e masave të përkohshme për sigurimin e kërkesës pronësore-juridike të Prokurorisë themelore publike Shkup ndaj të akuzuarit dhe personit të akuzuar juridik.

"Këshilli i kësaj gjykate njoftoi se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ndaj të akuzuarve ka përcaktuar masa të përkohshme - ndalesë për shfrytëzimin e patundshmërisë, të cekur në shqiptimin e vendimit, si dhe ndalesë për pagesë të vlerave, të cekura në shqiptimin e vendimit ankimues nga llogaritë e personit juridik, për vlerat për të cilat është përcaktuar masa, duke zbuluar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore", qëndron në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Mjeku Zhan Mitrev, si person juridik dhe spitali i tij, si person juridik, ngarkohen për veprën e vazhduar penale "mashtrim".

Lënda u formua pas informatës së arritur, pasi IRL vitin e kaluar ka publikuar dokumentarin "Gjaku i papastër", ku shihet se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka kërkuar pacientëve shuma të mëdha parash për hemofiltrim gjatë shërimit nga Kovid-19. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR