• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Gruevskit, ndërsa pjesërisht e pranoi të Mijallkovit për "Parcelat në Vodno"

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Gruevskit, ndërsa pjesërisht e pranoi të Mijallkovit për

 Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Gjykata e Apelit në Shkup i hodhi poshtë si të pabaza ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe të personit juridik DTUOR L.K.C. SHPKNJ S., ndërsa pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit Sasho Mijallkovit për lëndën penale “Parcelat në Vodno”. Njëkohësisht e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sa i përket dënimeve, për Gruevskin, Gjykata e Apelit në Shkup ka vlerësuar  se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të pamjaftueshme i ka vlerësuar  rrethanat rënduese dhe e ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me dënimin e shqiptuar dhe vendosi si në shqiptimin. 

 Gjykata e apelit ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin është konfiskuar e gjithë pasuria e paluajtshme në vlerë të përafërt prej 3.000.000.00 euro. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR