• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Administratave sot do të debatojë rreth padive të Frontit Evropian

Gjykata Administratave sot do të debatojë rreth padive të Frontit Evropian

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Gjykata Administrative për sot janë caktuar shtatë institucione publike, në të cilat duhet të shqytohen paditë e parashtruara nga koalicioni "Fronti Evropian", i kryesuar nga BDI-ja kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

Seanca e parë është caktuar në ora 10:30, ndërsa e fundit në ora 22:30. Seanca, siç qëndron në ueb faqen zyrtare, duhet të mbahen në hark kohor prej dy orëve.

Koalicioni "Fronti Evropian" në ditët e fundit në konferenca për shtyp akuzoi për inxhiniering zgjedhor, gjegjësisht se përmes KSHZ-së bëhet përpjekje që t'u merren një deri në dy mandate deputetësh.

Dje edhe kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë konform ligjit pas direktiva shtetërore nga cilado anë.

"Në cilësinë e kryetarit të Qeverisë së Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativat për inxhiniering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje", tha Xhaferi në konferencë për shtyp në Qeveri.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, koalicioni "Maqedonia juaj" kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate deputetësh 58, pas çka vijojnë koalicioni Fronti evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate, koalicioni për Ardhmërinë evropiane i kryesuar nga LSDM 18, koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate deputetësh. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR