• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjykatësja Dimovska kërkon të përjashtohet nga Trupi gjykues për rastin "Titanik"

Gjykatësja Dimovska kërkon të përjashtohet nga Trupi gjykues për rastin

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Gjyqtarja Daniella Dimovska për shkaqe private sot kërkoi që të përjashtohet nga trupi gjykues në lëndën "Titanik". Më herët ajo ka kërkuar përjashtim edhe nga rasti "Talir".

Bëhet fjalë për dy lëndët që i janë ndarë asaj, të cilët i ka udhëhequr gjyqtari Osman Shabani i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Para seancës së sotme e cila ishte shtyrë për më 1 mars, gjykatësja theksoi se me njërin nga të akuzuarit ka qenë kolege derisa ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me tjetrin siç tha janë njohur nëpër festa.

Rasti "Talir" i referohet financimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe është hapur në vitin 2019 dhe ka qenë në procedurë provash, si dhe procedura e përsëritur për rastin "Titanik" e cila ka filluar në vitin 2018.

Për shkak ndryshimit të trupit gjykues dy lëndët tani duhet të nisin nga fillimi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR