Gjykatësit e Apelit në Shtip votojnë për anëtarin e ri të Këshillit gjyqësor
- Gjykatësit e Apelit në Shtip sot votojnë për anëtarin e ri të Këshillit gjyqësor. Vendvotimet në Gjykatat Themelore në Gjykatën e Apelit në Shtip janë hapur në orën 8, ndërsa votohet për pesë kandidatë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:37, 11 dhjetor, 2024
Shtip, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykatësit e Apelit në Shtip sot votojnë për anëtarin e ri të Këshillit gjyqësor. Vendvotimet në Gjykatat Themelore në Gjykatën e Apelit në Shtip janë hapur në orën 8, ndërsa votohet për pesë kandidatë.
Në fletëvotim janë emrat e gjykatësve Aco Tasev nga Gjykata Themelore-Shtip, Meri Giçeva nga Gjykata Themelore-Shtip, Nevena Perica nga Gjykata Themelore-Shtip, Danka Ristova nga Gjykata e Apelit-Shtip dhe Toni Delev nga Gjykata e Apelit-Shtip.
Vendvotimet janë të hapura deri në orën 15, pas së cilës Komisionet e themeluara nga Këshilli gjyqësor numërojnë votat dhe materialin e bartin në Shkup. Të drejtë vote kanë rreth 40 gjykatës nga Gjykata e Apelit në Shtip.
Anëtari i ri i Këshillit gjyqësor do të zë vendin e gjyqtares Loreta Gjorgieva të cilës i përfundon mandati si anëtare e Këshillit gjyqësor të Gjykatës së Apelit-Shtip.
Foto: MIA