• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykatë Penale kompetent për rastin me Ramiz Merko, lënda do ta dërgojë në gjykatë në Strugë

Gjykatë Penale kompetent për rastin me Ramiz Merko, lënda do ta dërgojë në gjykatë në Strugë

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Departamenti i specializuar për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup ka marrë vendim, me të cilën shpallet si jokompetent rreth lëndës kundër të pandehurit Ramiz Merko nga Struga për veprën Penale "keqpërodrim i detyrës zyrtare dhe autorizimit" dhe lëndën do ta dorëzojë për veprim në Gjykatën Themelore Strugë.

"Për hir të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që përcjellin punën e gjykatës, e njoftojmë opinionin se Departamenti i specializuar për krim të organizuar dhe korrupsion (KOK) pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozim aktakuzës me KO nr. 27/24 kundër të pandehurit R.M. nga Struga për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 vv me paragrafin 1, ka nxjerrë aktvendim me të cilin njofton se nuk është kompetent dhe lënda pas plotfuqishmërisë së vendimit do të dërgohet për procedurë kompetente në Gjykatën Themelore të Strugës", thuhet në komunikatën e sotme Gjykatës Penale.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë në apel para Gjykatës së Apelit Shkup. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR