• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjurovski: Në garën për para, karrierë ose mbijetëse, harrohen fëmijët, nevojitet qasje sistemore

Gjurovski: Në  garën për para, karrierë ose mbijetëse, harrohen fëmijët, nevojitet qasje sistemore

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Në garën për para, për karrierë ose për mbijetëse, harrohen fëmijët. Nevojitet qasje sistemore, vlerëson profesori Marjan Gjurovski nga Instituti i Sigurisë, Mbrojtes dhe Paqes. 

"Ne të gjithë në thelb ndajmë përgjegjësinë për realitetin tonë sot. Prindërit, mësuesit, fëmijët dhe sistemi. Pra, nuk mund të drejtojmë gishtin, konkretisht për përgjegjësinë, sepse në një mënyrë apo tjetër kontribuojmë në atë që po jetojmë sot. Po ashtu, kontribuojnë edhe zhvillimet gjeopolitike, mediat dhe realiteti në të cilin jetojmë", tha Gjurovski para prezantimit të sotëm të projektit shkencor-hulumtues për sigurinë në shkolla dhe ndërtimin e masave për parandalim, të realizuar nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi, së bashku me një ekip profesorësh nga Fakulteti Filozofik.

Një pjesë e propozimeve të ekspertëve janë që të shqyrtohet mundësia për program lëndor nga fusha e kulturës së sigurisë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të bëhet kontrollë e armëve të lehta dhe të vogla dhe të bëhet analizë e politikës ndëshkuese në pjesën e ekzekutuesve të dhunës. 

Tani është momenti, theksoi Gjurovski, kur bëhet riregjistrim i lejeve te qytetarët dhe duhet të përforcohet kontrolli i mënyrës së ruajtjes së armëve dhe respektimit të rregullativës në poligonet e qitjes. 

"Propozojmë që Ministria e Drejtësisë të bëjë analizë të rregullativës ndëshkuese në pjesën e politikës së ekzekutueve të dhunës. Propozojmë edhe që të mendohet për bërjen e testit të detyrueshëm te nxënësit nga arsimi i mesëm dhe nga klasa e nëntë për mjete narkotike, një deri dy herë gjatë vitit shkollor", tha Gjurovski. fc/

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR