• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjuroviqi ia dorëzoi kryesimin me AP të PBEJL-it Xhaferit

Gjuroviqi ia dorëzoi kryesimin me AP të PBEJL-it Xhaferit

Shkup, 19 maj 2023 (MIA)- Në kuadër të Sesionit të 10-të plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore që dje dhe sot zhvillohet në Budvë, Mal të Zi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka realizuar takim me kryetaren e Parlamentit të Malit të Zi, Daniella Gjuroviq. Në takim u bë pranim dorëzimi protokollar i kryesimit me Asamblenë parlamentare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore nga kryesuesi i deritanishëm siç është Podgorica, Shkupit, theksojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gjatë takimit, të dy kryetarët kanë biseduar për funksionimin, aktivitetet  dhe sfidat me të cilat ballafaqohej Podgorica gjatë kryesimit, si edhe për ato që e presin në rrugë Shkupin. Gjuroviq i ka uruar sukses të sinqertë Xhaferit dhe së bashku konfirmuan se Kuvendet do i kenë dyert hapur në mënyrë të ndërsjellë për çfarëdo ndihme të duhur dhe në drejtim të udhëheqjes së suksesshme të Procesit në favor të rajonit të EJL-it.

Pas takimit, Xhaferi në deklaratën për mediat dha një rezyme të shkurtër për prioritetet në të cilat do të fokusohemi si vend gjatë kryesimit me AP të PBEJL-it.

“Në drejtim të hapave tona të ardhshme, mund të konfirmoj se do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të asaj që ky rajon të shndërrohet në rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit përmes integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, tha Xhaferi.

Të gjithë ne kemi përgjegjësi të përbashkët të kontribuojmë në ruajtjen e paqes në Evropë dhe ndërtimin e kontinentit demokratik, të sigurt dhe prosperues. Zëri i fuqishëm dhe i bashkuar tani është më i rëndësishëm se kurdoherë, sepse lufta brutale agresive ruse kundër Ukrainës kërkon sinjal të fuqishëm dhe të qartë për drejtim strategjik.

“Do i kushtojmë vëmendje më të madhe bashkëpunimit rajonal i cili ndihmon të përforcohen lidhjet ndërmjet njerëzve në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ai.

Ne doemos të përqendrohemi në mbështetjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive për investime të huaja të drejtpërdrejta, në drejtim të promovimit të të mirave dhe vlerave kryesore në rajon.

“Marrëdhëniet e mira ekonomike doemos të shoqërohen me marrëdhënie të mira politike, sepse vetëm në atë mënyrë prosperimi i rajonit tonë do të bëhet realitet”, ka thënë Xhaferi duke falënderuar kolegen Daniella Gjuroviq si edhe sekretariatin e Malit të Zi për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të sesionit ku dhe pret që një ditë ata të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut! 

Foto: Kabineti i kryetarit të Kuvendit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR