Gjorgjievski udhëheqë në Shkup, VMRO-DPMNE në Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë, LSDM në Qendër, VLEN në Çair
- Sipas rezultateve fillestare të publikuara deri më tani nga Komisioni shtetëor zgjedhor (KSHZ), kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, epërson me 41,04% të votave të fituara. Pas tij janë Bashkim Bakiu nga VLEN-i me 17,05% dhe Skender Rexhepi nga AKI me 15,56%. Pasojnë Amar Mecinoviq nga E Majta me 10,47% dhe Kaja Shukova nga LSDM me 9,42%. kandidatët e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu shënojnë epërsi edhe në shumicën e komunave të Shkupit.
- Post By Arta Bunjaku
- 22:00, 19 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare të publikuara deri më tani nga Komisioni shtetëor zgjedhor (KSHZ), kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, epërson me 41,04% të votave të fituara. Pas tij janë Bashkim Bakiu nga VLEN-i me 17,05% dhe Skender Rexhepi nga AKI me 15,56%. Pasojnë Amar Mecinoviq nga E Majta me 10,47% dhe Kaja Shukova nga LSDM me 9,42%. kandidatët e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu shënojnë epërsi edhe në shumicën e komunave të Shkupit.
Në komunën Aerodrom, kandidati Dejan Mitevski nga VMRO-DPMNE epërson me 56,81 për qind të vitave të fituara, para kandidatit të LSDM-së, Aleksandar Trajanovskit, i cili ka 18,27 për qind.
Në Gazi Babë, epërsi ka Boban Stefkovski nga VMRO-DPMNE me 50,97 për qind, përderisa Vllatko Mitovski ka mbështetje prej 24,20 për qind. Në Gjorçe Petrov, kandidati Aleksandar Stojkovski nga VMRO-DPMNE epërson me 58,06 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga LSDM, Kostadin Acevski ka 19,22 për qind.
Në Kisella Vodë, Beti Stamenkovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE ka mbështetje prej 58,59 për qind, para Jane Acevskit nga E Majta i cili ka 16,71 për qind.
Në Saraj, udhëheqë Blerant Ramadani nga AKI me 49,66 për qind, përderisa Muhamet Elmazi nga VLEN-i ka 48,63 për qind.
Në Qendër, epërsi ka Goran Gerasimovski nga LSDM me 38,58 për qind, para Mirosllav Llabudoviqit nga ZNAM-i i cili ka 25 për qind.
Në Çair, Izet Mexhiti nga VLEN-i ka mbështetj prej 55,61 për qind, përderisa Bujar Osmani nga AKI ka 36,86 për qind.
Në Butel, epërson Isamedin Azizi nga AKI me 55,45 për qind, para Darko Kostovskit nga VMRO-DPMNE i cili ka 23,02 për qind.
Në Karposh, Sotir Llukrovski nga VMRO-DPMNE epërson me 38,61 për qind, prëderisa Stevço Jakimovski nga GROM ka 24,09 për qind. ab/
Foto: МIА