• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Shuto Orizarja do të bëhet me stadium të ri, qendër sportive të renovuar dhe qendër kulturore "Esma Rexhepova"

Gjorgjievski: Shuto Orizarja do të bëhet me stadium të ri, qendër sportive të renovuar dhe qendër kulturore

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Stadium i ri i futbollit, rikonstruimi i Qendrës Sportive "Shuto Orizare", ndërtimi i Qendrës së re Kulturore "Esma Rexhepova" dhe zbatimi i programit social "Shkupi - qyteti që kujdeset për të gjithë", janë një sërë projektesh infrastrukturore dhe sociale për Shuto Orizaren të cilat sot i njoftoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski.

Sipas tij, këto investime janë pjesë e vizionit për zhvillim të barabartë të Shkupit, ku çdo komunë merr shans të kontribuojë drejt progresit të përbashkët.

Ndër projektet e shpallura është ndërtimi i një stadiumi të ri futbolli me tribuna, dhoma zhveshjeje, ndriçim dhe infrastrukturë aksesi, i cili do të shërbejë për aktivitete sportive të të rinjve, por edhe për gara lokale dhe rajonale dhe ngjarje shoqërore.

Në kuadër të programit social "Shkupi - qyteti që kujdeset për të gjithë", paralajmëroi mbështetje sistematike për qytetarët në rrezik social, përmes ndihmës financiare, pakove humanitare, mbështetjes psikosociale dhe programit për rikualifikim. Do të formohen edhe qendra pranuese me kujdes 24 orësh dhe programe për risocializim të të pastrehëve, theksoi Gjorgjievski. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR