Gjorgjievski: Shkupi ynë i bukur - i pastër dhe dinjitoz
- Mbrëmë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, publikoi fotografi të reja në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk nga fushata e pastrimit në zonën qendrore të kryeqytetit, sheshin "Maqedonia" dhe kejin e lumit Vardar, të cilën e filloi menjëherë pas marrjes së detyrës.
- Post By Sara Ademi
- 11:47, 9 nëntor, 2025
Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Mbrëmë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, publikoi fotografi të reja në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk nga fushata e pastrimit në zonën qendrore të kryeqytetit, sheshin "Maqedonia" dhe kejin e lumit Vardar, të cilën e filloi menjëherë pas marrjes së detyrës.

"Shkupi ynë i bukur! I pastër dhe dinjitoz!", shkroi Gjorgievski në Fejsbuk.
Fushatën e pastrimit Gjorgjievski filloi mbrëmjen pas pranim-dorëzimit të detyrës nga kryetarja e deritanishme e qytetit, dhe siç deklaroi vetë ai, fushata duhet të përfundojë sonte.

Në përputhje me premtimin e tij për të pastruar plotësisht Shkupin brenda 72 orëve të para nga marrja e detyrës, këto ditë shtrati dhe shpatet e Vardarit po pastrohen me makineri dhe manualisht, po hiqen mbeturinat e rënda dhe shishet plastike, po pastrohen materialet prej dheu të mbledhura në pjesën qendrore të kejit, si dhe po zbrazen kontejnerët e mbeturinave.
Në aksion janë përfshirë njerëz dhe pajisje nga Ndërmarrja Komunale e Shkupit, si dhe makineri dhe ekipe nga NP "Rrugë dhe Rrugica" - Shkup. sa/
Foto: FB i Orce Gjorgjievskit
