Gjorgjievski: Shkupi do të bëhet qyteti i parë plotësisht i digjitalizuar, lirim nga komunalet për çiftet e reja martesore deri në 40 vjeç për ndërtimin e shtëpive
- Digjitalizimi i Shkupit si një nga shtatë shtyllat e programit, transformimi i kryeqytetit në qytetin e parë plotësisht "paper-free" në vend, u prezantua sot nga kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
- Post By Ramize Qamili
- 12:35, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Digjitalizimi i Shkupit si një nga shtatë shtyllat e programit, transformimi i kryeqytetit në qytetin e parë plotësisht "paper-free" në vend, u prezantua sot nga kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
"Me 17 projekte në këtë fushë, Shkupi do të bëhet qyteti i parë plotësisht "paper free" në vend, digjital, modern dhe transparent. Transformimi digjital do të kryhet në tre segmente kryesore - digjitalizim i plotë i brendshëm i të gjitha proceseve dhe procedurave, krijimi i shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bashkësia e biznesit dhe digjitalizim i plotë i Këshillit dhe ndërmarrjeve publike, pas çka qyteti fillon reformën e tij më të madhe administrative ndonjëherë", dekaroi Gjorgjievski.
Programi përfshin digjitalizimin e brendshëm të të gjitha proceseve administrative, krijimin e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset, digjitalizimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike, krijimin e një "Qendre smart" për koordinimin e projekteve digjitale vendosja e sistemeve ERP dhe Menaxhimit të dokumenteve, projekti "Binjaku digjital i Shkupit" për planifikim urban inteligjent, E- tatime, E- adresa dhe E-certifikatë nga PUP për shërbime të shpejta dhe të sigurta, kartën SKOPJE CITY GO për shërbime të integruara të qytetit dhe AI Shkup për optimizimin e komunikacionit dhe resurseve publike.
"Zbatimi praktik i vizionit për zhvillimin urban të Shkupit 2025-2045 do të realizohet përmes projektit Binjaku digjital i Shkupit i cili do të krijojë një replikë digjitale të qytetit, me integrimin e të dhënave hapësinore, sensorëve dhe dokumenteve. Ky sistem do të mundësojë planifikim inteligjent urban, menaxhim më efikas të infrastrukturës, qëndrueshmëri ndaj klimës dhe reagim të shpejtë ndaj fatkeqësive natyrore", potencoi Gjorgjievski. rq/
Foto: MIA