Gjorgjievski: Seriozisht duhet të punojmë në problemin themelore lidhur me ndotjen - ngrohjen e amvisërive
- Ne duhet të punojmë seriozisht në atë që është problem themelor në aspektin e ndotjes, e ajo është ngrohja e amvisërive. Dhe këtu tashmë kemi pasur disa takime me kryeministrin në lidhje me termocentralet me gaz, që planifikojmë të ndërtojmë në kryeqytet, tha sonte kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në emisionin "Top Tema" në televizionin "Telma".
- Post By Besnik Shuki
- 21:37, 1 dhjetor, 2025
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Ne duhet të punojmë seriozisht në atë që është problem themelor në aspektin e ndotjes, e ajo është ngrohja e amvisërive. Dhe këtu tashmë kemi pasur disa takime me kryeministrin në lidhje me termocentralet me gaz, që planifikojmë të ndërtojmë në kryeqytet, tha sonte kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në emisionin "Top Tema" në televizionin "Telma".
Ai u përqëndrua në punën e bërë deri tani dhe planeve për të ardhmen. Gjorgjievski foli për sistemin "Qytet i sigurt", ndotjen, punonjësit në ndërmarrjet publike.
"Nuk jam i bindur se ata shumë shpesh shohin kontejnerë të mbushur. Nuk do të isha më i sinqerti nëse them se nuk ndodhin dështime, është një materie e gjallë dhe dështimet mund të ndodhin. Por po punojmë shumë më mirë për dallim nga pika fillestare dhe baza që kisha ditën e parë kur hyra në Qytetin e Shkupit me 16 makina funksionale - në krahasim me rreth 50 që janë funksionale tani, sot - ka dallim serioz", tha Gjorgjievski.
Ai shtoi se është planifikuar investim në makina të reja komunale.
"Ajo që kemi bërë në periudhën e kaluar është që së bashku në koordinim me kryeministrin, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, tashmë kemi filluar procedurë përmes Bankës Botërore për të siguruar më shumë se 20 automjete të reja komunale, që do të jenë për nevojat e 'Higjienës Komunale'. Kjo do të thotë mekanizim i ri, pjesën e mekanizimit të vjetër për të cilin po shpenzohen fonde serioze për amortizim dhe riparim, ta lëmë anash dhe të dalim me kamionë të rinj. Në Buxhetin për vitin e ardhshëm, do të parashihen fonde të caktuara shtesë si Qytet i Shkupit dhe 'Higjiena Komunale', për të investuar në makina të reja, dhe mekanizim, ne do ta bëjmë këtë", tha kryetari i Qytetit të Shkupit.
Duke folur për të punësuarit në ndërmarrjet publike, Gjorgievski tha se beson se në "NQP - Shkup" ka shumë punëtorë me kontratë, statusi i të cilëve duhet të zgjidhet.
"Ka shumë punëtorë me kontratë në 'NQP - Shkup'. Por këta janë shoferë që de fakto duhet të mbeten për të kryer punën e tyre. Ata janë të nevojshëm dhe ajo punë është në mungesë dhe unë do të bëj çmos që së bashku me drejtorin e sapoemëruar vitin e ardhshëm ta zgjidh statusin e të paktën disave prej tyre. Pasi aty ka njerëz që pas 12, 13 vitesh janë punëtorë me kontratë dhe punësimi i tyre duhet të zgjidhet përgjithmonë", vlerëson Gjorgievski.
Ai paralajmëroi edhe revizion të punës në Qytetin e Shkupit, duke theksuar se u janë marrë kompetencat 23 drejtuesve të departamenteve në institucionin që ai drejton. bsh/
Foto: MIA arkiv