Gjorgjievski: Rruga nëntokësore nën "Limak" do ta lehtësojë rrëmujën e trafikut në Qendër, ndërsa rruga "Dame Gruev" do të shndërrohet në bulevard
- Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sot e njoftoi një projekt i cili, siç tha, do ta ndryshojë të ardhmen e trafikut në qytet, faza e parë nga bulevardi "Maqedonia" dhe rruga "Dame Gruev" do të shndërrohet në bulevard.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:59, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sot e njoftoi një projekt i cili, siç tha, do ta ndryshojë të ardhmen e trafikut në qytet, faza e parë nga bulevardi "Maqedonia" dhe rruga "Dame Gruev" do të shndërrohet në bulevard.
"Ky projekt nuk është vetëm pjesë e programit tim, por një kthesë e vërtetë për zonën qendrore të qytetit. Bëhet fjalë për një projekt kyç që do ta rregullojë plotësisht rrëmujën në qendrën e Shkupit. Rrethrrotullimi i ri tek "Nova Makedonija" dhe dy rrethrrotullimet te bulevardi "Koço Racin" dhe rruga "Zhelezniçka" do të sjellin rrjedhl më të sigurt dhe zgjidhje të mençura të trafikut sipas standardeve evropiane" deklaroi Gjorgjievski.
Ai theksoi se me vënien në përdorim të rrugës nëntokësore nën "Limak", Shkupi do të fitojë rrugën e parë nëntokësore në kryeqytetin tonë.

"Ajo do të ketë gjashtë korsi, katër për qarkullim të dyanëshëm të automjeteve, dy për autobusë dhe trotuare shtesë. Me këtë rrugë nëntokësore nën "Limak", trafiku do të rrjedhë, do të thosha, krejtësisht pa pengesa, ndërsa qendra do të rregullohet ndjeshëm, gjë që do ta bëjë lëvizjen nëpër të gjithë qytetin shumë më komode dhe më të sigurt. Mendoj se do të arrijmë edhe rregullimin e plotë nga rrëmuja në qendër", deklaroi Gjorgjievski.
Ai informoi se parashihet edhe një zgjidhje kapitale, ndërsa kjo është rruga "Dame Gruev" të kalojë në një zgjidhje bulevardi. "Edhe pse ekzistojnë sfida me ndërtesën e "Makoteks", kemi një plan të qartë për një zgjidhje juridike dhe teknike. Me realizimin e këtij projekti, zona qendrore e qytetit do të rregullohet pothuajse plotësisht, duke krijuar një hapësirë moderne, urbane dhe rrjedhëse, që do ta transformojë lëvizjen e përditshme të qytetarëve", deklaroi Gjorgjievski.
Sa i përket parkimit, Gjorgjievski njoftoi se do të përmirësohet ndjeshëm me ndërtimin e një garazhi modern me kate, sipas standardeve evropiane, në vendin e barakave të vjetruara dhe parkingut ekzistues të përkohshëm në Bunjakovec. Për më tepër, përmes parkingjeve të përkohshme në Kapishtec dhe Nën Kala, banorëve do t’u mundësohet edhe një qasje shumë më komode në parkim. qa/

Фото и видео: МИА