• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Programin do ta përgatisim së bashku me qytetarët, pres mbështetje nga të gjitha partitë politike

Gjorgjievski: Programin do ta përgatisim së bashku me qytetarët, pres mbështetje nga të gjitha partitë politike

 Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski, thotë se sot ka filluar vizitat në terren me qëllim të përgatitjes së programit për zgjedhjet lokale së bashku me qytetarët. 

Në emisionin  në TV Sitel, Gjorgjievski sonte theksoi se beson që shkupjanët  do t'i japin një shans për të udhëhequr qytetin. Problemet kryesore që ai do të zgjidhë lidhen me higjienën komunale, transportin publik dhe kaosin në trafik, qentë endacakë, ajër më të pastër, për të cilat premton se nën udhëheqjen e tij nuk do të tolerojë funksionimin e një ndotësi të vetëm. Ai gjithashtu premton një plan të përgjithshëm urban për Shkupin dhe vlerëson se do të ofrohet një alternativë për zgjerimine qytetit. 

 "Në fushatë nuk do t'i përsëris problemet që i kemi përjetuar gjatë katër viteve të fundit, por do të ofroj zgjidhje që do të ofrojnë një jetë dinjitoze në një kohë të shkurtër. Shkupi momentalisht është një qytet plotësisht i shkatërruar. Jam këtu për të ofruar zgjidhje, do t'i krijoj ato së bashku me qytetarët. Kam një koncept të plotë për qytetin, por është më mirë ta bëjmë së bashku me qytetarët", tha Gjorgjievski.

 "Pret, siç tha, mbështetje nga partnerët e koalicionit ZNAM për Maqedoninë Tonë dhe Vlen, por edhe nga partitë e tjera politike.

Qyteti do të zhvillohet në mënyrë të barabartë, jemi të vetëdijshëm se qytetarët kërkojnë ndryshime urgjente, tha Gjorgjievski. 

Foto: Printskrin 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR