Gjorgjievski: Premtoj, në fund të mandatit tim Vardarishte do të jetë një park modern
- Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sonte para qytetarëve të komunës Aerodrom premtoi se problemi me Vardarishten do të zgjidhet dhe se deri në fund të mandatit të tij Vardarishte do të bëhet një park modern.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:11, 16 tetor, 2025
Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sonte para qytetarëve të komunës Aerodrom premtoi se problemi me Vardarishten do të zgjidhet dhe se deri në fund të mandatit të tij Vardarishte do të bëhet një park modern.
Gjithashtu, sonte në tubimin në Aerodrom, Gjorgjievski paralajmëroi se keji i Vardarit do të bëhet deri në Lisiçe të Poshtme.
Ai para të pranishmëve theksoi se Aerodromi është zemra e Shkupit modern. komunë plot jetë, me energji të re dhe me potencial të madh. Paralajmëroi edhe shumë projekte të cilat planifikohen për përmirësim të jetës në këtë komunë dhe përmirësim të jetës së përditshme të banorëve.
Shtoi se garazhe në kate do të ndërtohen në Lisiçe të Re, jane Sandanski dhe Miçurin, sepse, siç tha, mjaft më me nervoza, është koha për rend dhe për trotuare të lira.
Ai paralajmëroi edhe zgjidhje të problemit shumëvjeçar ekologjik me kanalin e Usjes, me mbylljen e tij të plotë dhe shndërrimin në një zonë të rregullt, të gjelbër për këmbësorë me pajisje të re urbane.
Gjorgjievski shtoi se e kanë mbështetjen edhe nga kjo Qeveri, e cila i ndihmon komunat, e cila investon në rrugë, në kopshte, në shkolla nëpër tërë maqeodninë. ab/
Foto:printskrin