• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjorgjievski: Nëse mungon zemra dhe shtylla e mbrojtjes shëndetësore do të ketë kolaps të sistemit shëndetësor

Gjorgjievski: Nëse mungon zemra dhe shtylla e mbrojtjes shëndetësore do të ketë kolaps të sistemit shëndetësor

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Mjekët familjarë janë zemra e mbrojtjes shëndetësore. Nëse nuk ka zemër dhe shtyllë të mbrojtjes shëndetësore, ne mund të kemi kolaps të sistemit shëndetësor. Për shkak se gjithçka fillon dhe përfundon me mjekun amë. Këtë e theksoi sot mjeku Dragan Gjorgjievski, kryetar i Shoqatës së mjekëve të mjekësisë së përgjithshme familjare në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore të mjekut familjar.

Me atë rast Shkupi prej dje e deri më 21 maj do të jetë nikoqir i Kongresit të pestë të mjekësisë familjare dhe Simpoziumit të 25-të me pjesëmarrje ndërkombëtare, nën moton "Mjekët familjarë: Zemra e mbrojtjes shëndetësore".

"Kongresin ia përkushtuam rritjes së numrit të sëmundjeve kronike. Para së gjithash diabetit, hipertensioneve dhe aritmive, si një prej sëmundjeve më të shpeshta, por edhe tek popullata e mesme dhe ajo e re, saktësisht të shkaktuara nga vetë virusi sars kov 2. Kongresi zgjatë katër ditë. Kemi numër të madh të mysafirëve botërorë, të pranishëm profesorë të shquar, të cilët do të paraqesin pikëpamjet e veta. E tëra me qëllim që të përmirësohet trajtimi i pacientëve me sëmundje kronike nga ana e mjekëve familjarë", tha Gjorgjievski.

Në pyetjen e gazetarëve, si do të ketë diagnozë të herhsme dhe trajtim me kohë, kur "Termini Im" tregon se për shumë procedura diagnostike pritet së paku tre muaj për termin, ai u përgjigj se ky është një problem serioz.

"Secili mjek është mjaft i trajnuar dhe i kompletuar që pacientit të tij t'i mund t'i caktojë ndonjë intervenim të caktuar diagnostik, me ç'rast më shpejtë do të arrihej diagnoza e sëmundjes dhe trajtimi i mëtejshëm adekuat. Në mënyrë që të kemi epilog më të mirë kur i mjekojmë të sëmurët në fazë të hershme, se sa në stad më të vonshëm. Ne për momentin duhet të caktojmë tek specialisti, ku pritet nga tre muaj, më pas specialisti t'i caktojë ndjekje edhe për dy-tre muaj, ndërsa ajo për atë periudhë kohore ka përparuar", sqaroi Gjorgjievski.

Në pyetjen e gazatearëve rreth deficitit të mjekëve, kur problem akoma më i madh dhe kur parashihet se nuk do të ketë mjekë të mjekësisë familjare apo mjekë amë, si të tejkalohet ky problem, u përgjigj se është gjithnjë e më i madh numri i mjekëve që largohen nga vendi.

"Pakënaqësia është e madhe. Sepse disa herë bëmë thirrje edhe drejt Fondit për sigurim shëndetësor edhe drejt Ministrisë së Shëndetësisë, përfundimisht të zgjidhen problemet. U prëgatit një formë e ligjit për mbrojtje shëndetësore, që tashmë katër muaj rrin në Minsitri, edhe pse janë përgatitur me ndihmën e odës së mjekëve pikat për atë ligj. Kursesi të miratohet, ndërkaq zgjidhen çështje të rëndësishme edhe për mjekët e rinj edhe për koncesionerët të cilët punojnë tek mjekë të rinj, të mund të vazhdojnë më tutje në ato ordinanca. Sepse ne vazhdimisht humbim mjekë të rinj dhe të cilët mbeten pa punë për shkak të çështjeve të pazgjidhura, u përgjigj ai, duke informuar se në përputhje me ditën e sotme, kur është simpoziumi i 25-të dhe kongresi i pestë, do të lëshojnë në mënyrë simbolike 30 tullumbace.

Në tullumbace janë të ngjitura porosi, drejtuar autoriteteve shëndetësore.

Lidhur me paralajmërimin se nga Fondi për shëndetësi do të bëhet ndryshim lidhur me medikamentet, kështu që në vend të specialistëve, për sëmundje të caktuara kronike mu mjekët amë do të mund të përshkruajnë medikamente, ai u përgjigj se mu tani për tani është ai ndryshim, ka një grup të caktuar të medikamenteve që do të zbresin në nivel të mjekut amë. Presin që kjo të ndodhë në qershor sepse ashtu u ishte paralajmëruar. Ndërkohë janë mbajtur protokolle, sipas të cilave do të punojë mbrojtja primare shëdnetësore, në mënyrë që të ndodhin ndryshimet e regjimit të medikamenteve. Disa herë ishte paralajmëruar ky ndryshim dhe është shtyrë. Shfaqi shpresë se në qershor do të jetë data përfundimtar. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR