• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Në Gazi Babë do ta ndërtojmë qarkoren në Hipodrom, korsinë e tretë në bulevardin "Aleksandar Makedonski" dhe shumë projekte të tjera

Gjorgjievski: Në Gazi Babë do ta ndërtojmë qarkoren në Hipodrom, korsinë e tretë në bulevardin

Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sot paralajmëroi se në Gazi Babë do ta ndërtojë qarkoren në Hipodrom, korsinë e tretë në bulevardin "Aleksandar Makedonski", fazën e parë të bulevardit "Kroacia" dhe shumë projekte të tjera.

Gjorgjievski theksoi se me ndërtimin e qarkores në Hipodrom dhe korsinë e tretë në bulevardin "Aleksandar Makedonski", nga ura afër Hasanbegut deri tek ura në Autokomandë, do të mundësohet rritje e konsiderueshme e qarkullimit të automjeteve dhe kahëzimi i tyre drejt Gazi Babës.

Gjorgjievski informoi se paralelisht po fillon edhe ndërtimi i fazës së parë të bulevardit "Kroacia". Me këtë projekt, siç theksoi, pritet të vendoset lidhje strategjike mes Gazi Babës, Butelit dhe Çairit, nga ura në Autokomandë deri te nënkalimi mes Çairit dhe Butelit, si pjesë e qarkores së brendshme në Shkup, që do mundësojë shkarkim të qendrës, mundësi të reja për lidhje lokale, zhvillim ekonomik dhe integrim të standardeve evropiane në planifikimin rrugor.

Gjorgjievski paralajmëroi se deri në korrik të vitit 2027, shkupjanët do të kenë Luna Park të ri.

Lidhur me Akua parkun, Gjorgjievski theksoi se ai nuk është në kompetenca të tij por beson se nga pranvera e ardhshme do të vihet në funksion.

Gjorgjievski theksoi se Shkupi ka vende tejet të bukura të cialt vetëm duhet ta marrin shkëlqyimin  e vërtetë, por në prioritetet e tij të para do të jetë pastrimi i Qytetit nga mbeturinat komunale dhe normalizimi i transportit publik.

"Park pylli Vodno, Park pylli Gazi Babë, por edhe qendrat e tjera të tiilla rekreative siç i kemi në Saraj ndërkaq nuk janë funksionale siç kemi mundësi. Unë fillova me qendrën rekreative në Draçevë e cila tashmë është në fazë finale. Shkupi ka vende shumë të bukura të cilat vetëm duhet ta marrin shkëlqimin e vërtetë. Ato janë lënë pas dore me vite, askush nuk u kushton rëndësi. Populli ynë është sjellë në gjendje, që atë që e ofron Qytetit të mos mund ta disponojë ashtu si9ç duhet. Ndërkaq, çdoherë potencoj, posaçërosht para meidumeve, se shkupjanët paguajnë me regulla për atë. Shkupjanët janë popull i disiplinuar të cilët e duan qytetin dhe i pagujnë me rregull faturat e veta qoftë lidhur me taksat komunale, me tatimet e pronës apo në çfarëdo lloj zëri që do të thotë pagesë ndaj Qytetit të Shkupit. Qyteti duhet t'ua kthejë në mënyrë ekonomike. Unë kam së pari prioritete serioze lidhur me atë që të pastrohet qyteti në 72 orët e para. Kemi sfidë serioze me NPQ-në, me të cilën duhet ta normalizojmë qarkullimin publik sepse vijnë ditët e dimrit dhe qytetarët do t akenë ftohtë të presin autobus disa orë. Fillimisht duhet t'i normalizojmë ato gjendje. Do t'ia kthejmë shpirtin Shkupit", tha Gjorgjioevski. ab/

Foto: Fejsbuk Orce Gjiogjievski

QËNDRONI TË LIDHUR