• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjorgjievski: Mbështetja e politikave të gjelbra është kyçe për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të cilësisë së jetës

Gjorgjievski: Mbështetja e politikave të gjelbra është kyçe për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të cilësisë së jetës

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski sot realizoi takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ku mori pjesë edhe nënkryetari i BNJVL-së, Visar Ganiu dhe drejtoresha Dushica Perishiq.

Ministri Mexhiti, siç kumtuan nga Kabineti i Gjorgjievskit, i prezantoi kriteret dhe kushtet nga Konkursi për ndarje të mjeteve për financim dhe realizim të programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera nga fusha e mjedisit jetësor për vitin 2025. Mjetet dedikohen për projekte të rëndësishme ekologjike infrastrukturore, siç janë përpunimi i dokumentacionit teknik dhe ndërtimi i sistemeve të kanalizimit, sistemeve për filtrim të ujërave të zheza, si dhe për sistemet e ujësjellësit me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ujërave.

Krahas prezantimit të kritereve për aplikim, në tkaim u bisedua edhe për çështje kyçe lidhur me avancimin e vetëqeverisjes lokale - për procesin e decentralizimit, për nevojën e rritjes së dotacioneve ndaj komunave, për përforcim të pavarësisë së tyre financiare, si dhe për avancimin e ekspeditivitetit në të gjitha proceset administrative në shtet. Plotësisht, janë hapur tema për zhvillim të mëtutjeshëm dhe mbështetje të politikave të gjelbra në nivel lokal dhe nacional, me theks të veçantë tek kryeqyteti.

Kryetari i BNJVL-së theksoi se ky konkurs paraqet mundësi të rëndësishme që komuant të sigurojnë mjete për projekte të cilat drejtpërdrejtë kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe kushteve për jetë të qytetarëve.

Ai shtoi se do të vazhdojnë fuqishëm të angazhohen për vetëqeverisje më të madhe financiare të komunave, për avancim të decentralizimit, për ekspeditivitet të shtuar në të gjitha procedurat institucionale, si dhe për promovim të politikave të gjelbra që do të kontribuojnë drejt mjedisit jetësor më të pastër dhe të qëndrueshëm.

"Vetëm përmes aksionit të përbashkët do të arrijmë të ndërtojmë vend më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë për jetesë për të gjithë qytetarët tanë", shtoi Gjorgjievski. ab/

Foto: Kabineti i Orce Gjogjievskit

QËNDRONI TË LIDHUR