• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Jam i vendosur të vendos rend, do të ketë ndëshkime për t'i izoluar fenomenet devijante

Gjorgjievski: Jam i vendosur të vendos rend, do të ketë ndëshkime për t'i izoluar fenomenet devijante

 Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Jam i vendosur të vendos rend, dhe kjo nënkupton edhe shqiptohen  gjoba. Mbi 40 gjoba kemi deri më tani dhe do të vazhdojmë derisa t’i izolojmë plotësisht këto fenomene devijante, tha kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, pas aksionit të zbatuar 72-orësh për pastrimin e kryeqytetit.

 Ai bëri të ditur se ka gjetur 16 kamionë funksionalë të NP Higjiena Komunale sepse Qyteti u kishte borxh për servisim. Siç tha në një intervistë për TV Sitel, teknikët e servisit erdhën në ndihmë dhe tani ka mbi 40 makina operative që punojnë në terren, pret në ditët në vijim të ketë 60, me çfarë, tha, do të ishin plotësisht oprativë. Me kryeministrin është biseduar edhe të sigurohen makina të reja.

 "Qytetarët kanë paguar gjatë gjithë periudhës së kaluar, por për fat të keq, nuk kanë marrë shërbimet. Qëllimi im  do të jetë pa dallim prej kujt është shkaktuar problemi,  të gjindet një zgjidhje e. Unë jam ai që do të duhet t'i zgjidh problemet dhe kjo është e vetmja mënyrë se si e përjetoj pozicionin tim dhe besimin që kam marrë nga qytetarët", tha Gjorgjievski.

Ai bëri të ditur se në bashkëpunim me kompani me përgjegjësi shoqërore, do të instalohen rrjete përgjatë Vardarit për mbrojtjen e shtratit të  lumit. Rrjete të tilla, tha, ka edhe në qendra të tjera evropiane dhe ato nuk ndërhyjnë në botën e gjallë. Tregoi se institucionet qendrore, siç është MMJPH, do të duhet të përfshihen në ndëshkim sepse, tha, nuk mjafton të sanksionohet vetëm Qyteti i Shkupit. 

 Punimet ndërtimore do të kryhen pas dimrit, dhe deri atëherë fokusi do të jetë në rregullimin e parqeve dhe pastrimin e deponive të mbeturinave.

 Për ndotjen e ajrit, tha se nuk zgjidhet lehtë dhe se problemi varet nga të gjithë ne. Në periudhën e ardhshme do të punohet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në kryeqytet. Siç tha ai, ekspertët po konsultohen edhe për trajtimin dhe përpunimin e mbeturinave në Drislla, një nga pikat e nxehta në Shkup.

 

Gjorgjievski theksoi se është i mendimit që NP Higjiena Komunale duhet të shpërbëhet dhe të ndahet në kompetencat e komunave të Shkupit sipas numrit të banorëve.

 Lidhur me transportin publik, theksoi se kishte një vendim nga e kaluara, por dikush duhej të miratonte rreth 200 autobusë nga transportuesit privatë për t'u përfshirë në komunikacion. Kuota nuk është përmbushur, tha, në qarkullim kanë qenë 40 deri në 50 autobusë.

 Është shkatërruar edhe parku vozitës NPT, tha  janë përfshirë 160 autobusë, ndërsa të paktën 270 janë të nevojshëm për funksionimin normal dhe për të shmangur vonesat dhe pritjet.

 Bëri të ditur se 3 milionë euro është borxhi i NPT ndaj transportuesve privatë dhe se po punohet për të siguruar fondet dhe për të rënë dakord për metodën e pagesës.

Parku vozitës i NPT do të rinovohet - në mars duhet të mbërrijnë  80 autobusë ekologjikë për Shkupin përmes Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit, dhe 70 të tjerë për qytete të tjera në të gjithë Maqedoninë. 

 Të premten, Qyteti i Shkupit do të mbajë një seancë për buxhetin. Gjorgjievski pret që projektet të realizohen sepse ai ka shumicën absolute në Këshill. Tha se do të ketë mbështetje për të gjitha iniciativat e pranueshme.

"Këshilltarët nuk duhet të më shohin mua si armik dhe as unë nuk i shoh ata si armik, por të bashkëpunojmë që së bashku të kemi sa më shumë projekte për qytetarët", shtoi Gjorgjievski. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR