• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe

Gjorgjievski: Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe

Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sonte theksoi se me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti është mbajtur ngjarje, në të cilën edhe njëherë është konfirmuar bashkëpunimi për rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale për kryeqytetin.

"Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe! Sonte, me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet mexhiti, u mbajt ngjarje e fuqishme dhe bashkuese në të cilën edhe njëherë e konfirmuam bashkëpunimin tonë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit", kumtoi Gjorgjievski në Fejsbuk.

Ai theksoi se masiviteti dhe energjia që e ndjenë sonte, është dëshmia më e mirë se fitorja do të jetë historike.

"Nga zemra ju faleminderit! Qyteti i Shkupit nuk do t'ju harrojë, përkundrazi, do të jetë partner i vërtetë i Çairit dhe i të gjithë qytetarëve të tij. Në Çair do të punojmë me përkushtim dhe me plan", theksoi Gjorgjievski.

Ai paralajmëroi zgjerim të bulevardit "Cvetan Dimov", ndërtim të garazhës në kate afër "Çairçanes", investim në qytet të pastër dhe të gjelbër, në sipërfaqe të reja për pushim dhe rekreacion, dhe, siç kumtoi, në shumë projekte të tjera të cilat do të thonë jetë më dinjitoze për secilin banor të Çairit.

"Tek unë, të respektuar, nuk ka ndarje as në baza etnike, as fetare, as në çfarëdo lloj baze tjetër. Ju jap fjalën time - Qyteti i Shkupit do të ketë zhvillim të barabartë dhe qasje të njejtë për të gjitë. bashkarisht hapërojmë drejt fitores së madhe! Më e mira sapo do të vijë!", theksoi Gjorgjievski në kumtim. ab/

fotо: FB Orce Gjorgjievski

QËNDRONI TË LIDHUR