• e enjte, 11 dhjetor 2025

Gjorgjievski: 14 milionë denarë për blerjen e automjeteve për “Higjienën Komunale” dhe një donacion shtesë prej dy automjetesh të tjera

Gjorgjievski: 14 milionë denarë për blerjen e automjeteve për “Higjienën Komunale” dhe një donacion shtesë prej dy automjetesh të tjera

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ndërmarrjes Publike "Higjiena Komunale" i ndahen 14 milionë denarë për blerjen e automjeteve të reja, të specializuara komunale, të nevojshme për mirëmbajtje më efikase dhe në kohë të higjienës në kryeqytet. Përveç kësaj, po mbërrijnë edhe dy automjete të tjera si donacion nga kompani me përgjegjësi shoqërore, që paraqet mbështetje dhe njohje të rëndësishme të përpjekjeve tona, njoftoi sonte në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Ky vendim, siç thuhet në të, riafirmon angazhimin tonë për shpenzim ekonomik, racional dhe të përgjegjshëm të mjeteve.

"Me këtë model prokurimi, qyteti kursen edhe 2 milionë denarë përmes rimbursimit të TVSH-së, mjete që, nëse qyteti do t'i kishte blerë vetë automjetet, do të ishin shpenzuar plotësisht. Më e rëndësishmja, procedura tashmë ka filluar në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Bankën Botërore, për prokurimin e më shumë se 20 automjeteve të reja të specializuara komunale. Kjo do të thotë mekanizim modern, efikasitet më të madh dhe shërbim më të mirë për të gjithë banorët e Shkupit. Prokurimi i pajisjeve të reja është një investim që kthehet menjëherë", shkruan kryetari i Qytetit të Shkupit.

Automjetet e reja janë nën garanci, me kosto servisimi dukshëm më të ulëta, gjë që do t'i japë fund rrjedhjeve të pafundme për amortizim dhe riparime të makinerive dhe automjeteve të vjetra që janë më shumë se dy dekada të vjetra. sa/

Foto: Fejsbuku i kryetarit të Qyteitt të Shkupit Orce Gjorgjievski

QËNDRONI TË LIDHUR