• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjorgjievski: Është nënshkruar deklaratë për bashkim për një Shuto Orizare më të mirë

Gjorgjievski: Është nënshkruar deklaratë për bashkim për një Shuto Orizare më të mirë

Shkup, 26 tetor 2025 (MIA) – Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi sot se me nënshkrimin e Deklaratës për veprim të përbashkët është bërë një “hap historik përpara” në drejtim të bashkimit për një Shuto Orizare më të mirë dhe një Shkup dinjitoz. Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Gjorgjievski thekson se të gjitha partitë e bashkuara me VMRO-DPMNE-në qëndrojnë pas Erxhan Demirit, kandidatit i cili, sipas tij, do të udhëheqë ndryshimin që Shuto Orizare meriton.

"Shuto Orizare është e ngopur me kaos, neglizhencë dhe padrejtësi. Mjaft më me qytetarët e kësaj komune që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Është koha që kjo të ndryshojë. Është koha për energji të re, për dinjitet, për zhvillim, është koha të krijojmë një të ardhme më të mirë së bashku", deklaron Gjorgjievski.

"Me mbështetjen nga Qyteti i Shkupit, Gjeorgjievski paralajmëroi se Erxhan Demir do ta udhëheqë komunën drejt "ndryshimeve të vërteta", mes të cilave ndërtimin e një stadiumi të ri modern, Shtëpi të kulturës "Esma Rexhepova", rikonstruim të rrugëve, rinovim të rrjetit komunal, krijim të sipërfaqeve të gjelbra dhe hapësirave të rregulluara publike, si dhe investim në të rinjtë. 

Në publikimim, ai thekson se Deklarata për veprim të përbashkët është nënshkruar nga disa parti, përkatësisht ROM - Romë të Bashkuar nga Maqedonia, Partia e Bashkuar për Emancipimin e Romëve, Partia Demokratike e Romëve, Unioni i Romëve, Forcat Demokratike të Romëve dhe Unioni Qendror Demokratik. ls/

Foto: Profili në Fejsbuk i Orce Gjeorgjievskit 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR