• e hënë, 23 dhjetor 2024

GJND akuzoi oficerë të lartë rusë për krime të luftës

GJND akuzoi oficerë të lartë rusë për krime të luftës

Hagë, 5 mars 2024 (MIA) - Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) sot dha urdhër për arrestimin e dy komandantëve të lartë rusë, Sergej Ivanoviç Kobilash dhe Viktor Nikollajeviç Sokollov, nën akuzën se kanë kryer krime të luftës gjatë periudhës prej 10 tetorit 2022 dhe 9 marsit të vitit 2023.

"Gjeneral koloneli Sergej Kobilash, i cili në kohën e tij ishte komandant i forcave ajrore dhe admirali Viktor Sokollov, i cili ishte komandant i Flotës së Detit të Zi, janë përgjegjës për krimin e luftës-sulme ndaj objekteve civole dhe krimit të luftës-shkaktim i dëmit tejet të madh të civilëve apo ovjekteve civile", veket në kumtesën e GJND-së.

Nga GJND shtojnë se që të dy ngarkohen edhe për krime kundër njerëzimit.

"Këshilli për procedurë paraprake konkludoi se ekzistojnë shkaqe për t'u besuar se ulmet e përmendura ihsin kahëzuar drejt objekteve civile, përderisa për ato objekte të cilat mund të kualifikohen si caqe ushtarake në kohën adekuate, dëmi i pritshëm rastsësor dhe dëmi në civilë ishte dukshëm tejet i madh, në raport me përparësinë e paraparë ushtarake", kumtojnë nga GJND. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR