• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjithsej 39 vite burg për të akuzuarit në rastin “Llaskarca”, dënimi më i madh me burg për shoferin e autobusit

Gjithsej 39 vite burg për të akuzuarit në rastin “Llaskarca”, dënimi më i madh me burg për shoferin e autobusit

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Gjithsej 39 vite u dënuan të akuzuarit në rastin “Llaskarcë”, i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit të ndodhur në vitin 2019, ku e humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 u lënduan.

Këshilli gjykues pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup sot e shpalli fajtor të akuzuarin Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs" dhe i shqiptoi dënim me burg prej katër vjetësh, përgjegjësit për transportin në firmën, Remzi Miftarit dënim me burg prej gjashtë vjetësh, ndërsa tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igjor Gjorgjievski, Doran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët ngarkohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër, u shqiptoi dënim me burg prej 5 vjetësh.

Dënimin më të madh me burg prej 14 vjetësh e mori shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski.

Të akuzuarve u është ndaluar edhe ushtrimi i profesionit dhe detyrës për një periudhë prej pesë vitesh.

Sipas aktvendimi, i akuzuari Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs” dhe përgjegjësi i transportit në kompani, Ramzi Miftari, nuk i kanë respektuar rregullat e sigurisë në komunikacionin masiv, edhe pse kanë qenë në dijeni se mund të ndodhte pasoja e dëmshme dhe kështu të rrezikohej jeta e personave që transportoheshin me autobusin.

"Ata lejuan që në komunikacionin vazhdimisht të marrë pjesë një autobus me defekt teknik pa marrë kontroll dhe masa që të jetë në gjendje të rregullt dhe të marrë pjesë në komunikacion publik", tha gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska.

Për të tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër, thuhet se kanë shkaktuar rrezik sepse sipas aktvendimit edhe pse kanë vërejtur se ka parregullsi, kanë lejuar autobusin të kalojë në kontrollin teknik .

“Për shkak të defekteve teknike të konstatuara të autobusit, për të cilat kanë qenë në dijeni, në vend që ta pengojnë autobusin të marrë pjesë në komunikacion dhe të raportojnë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, kanë lejuar autobusin me defekt të marrë pjesë në komunikacion”, tha gjyqtarja.

Në aktvendimin qëndron se i akuzuari Manoil Trifunovski, si shofer profesionaë, i vetëdijshëm se po drejton një autobus me defekt, më 13 shkurt të vitit 2019, si pjesëmarrës në komunikacion, ka drejtuar autobusin me 55 udhëtarë, nuk i ka respektuar rregullat dhe ka rrezikuar komunikacionin publik.

"Kur me autobusin ka ardhur në afërsi të Llaskarcës për shkak të mungesës së vëmendjes ka goditur gardhin metalik", tha gjyqtarja, e cila më pas shpjegoi ndodhinë e aksidentit.

Në procesin e nisur në vitin 2019 janë paraqitur disa prova verbale dhe materiale, si dhe është kryer ekspertiza dhe superekspertiza.

Procesin e udhëheqi gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuesi i prokurorisë është prokurori Darko Jakimovski.  ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR