• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjithsej 296 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe shtatë të burgosur votojnë sot për kryetar të Strugës dhe anëtarë të këshillit

Gjithsej 296 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe shtatë të burgosur votojnë sot për kryetar të Strugës dhe anëtarë të këshillit

Strugë, 18 tetor 2025 (MIA) – Gjithsej 296 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe shtatë të burgosur sot do ta realizojnë të drejtën e tyre të votojnë në 77 vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Strugë dhe rrethinë, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta. 

Sipas tij, pandërprerë zhvillohet marrja e materialit zgjedhor nga ana e këshillave zgjedhorë dhe votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre. 

Për funksionin e kryetarit të komunës në Strugë do të zgjidhet ndërmjet nëntë kandidatëve, përderisa për anëtarë të Këshillit do të zgjidhet nga 10 lista të këshilltarëve. 

Në territorin e komunës Strugë qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në 101 vendvotime. 

Në Komunën Vevçan sot do të votojnë nëntë të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një i burgosur. Në këtë komunë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale do ta realizojnë 2.090 votues në tre vendvotime. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR