Gjithsej 221 raste të reja të gripit, të paraqitur javën e kaluar në shtet
- Gjatë javës së 52-të të vitit 2024 - nga 23 deri 29 dhjetor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 221 raste të paraqitjeve në grupe për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin - 59,0 për qind në krahasim me javën paraprake, kumtuan pasdite nga Instituti për shëndet publik (ISHP).
- Post By Besnik Shuki
- 14:41, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Gjatë javës së 52-të të vitit 2024 - nga 23 deri 29 dhjetor, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka 221 raste të paraqitjeve në grupe për të sëmurë nga gripi - sëmundje të ngjashme me gripin - 59,0 për qind në krahasim me javën paraprake, kumtuan pasdite nga Instituti për shëndet publik (ISHP).
Lidhur me shpërndarjen e moshës, 119 persona janë të moshës 15 deri 64 vjeç. Pesëdhjetë janë fëmijë nga mosha pesë deri 14 vjeç dhe 38 janë deri katër vjeçarë. Katërmbëdhjetë janë persona të moshës mbi 65 vjeç.
"Të sëmurët janë paraqitur nga 16 QSHP/NJR, Dibër - 43, Shkup - 38, Gostivar - 36, Kumanovë - 23, Kavadar - 20, Tetovë - 12, Radovish - 11, ndërsa në Ohër, Shtip, Strugë, Makedonski Brod, Kërçovë, Prilep, Manastir, Resnjë dhe Negotinë, numri i të sëmurëve është dhjetë ose më pak. Në 11 njësitë raportuese që kanë paraqitur raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në katër - sezonal, ndërsa në Dibër - aktivitet mesatar, sqaron ISHP.
Nga Instituti rikujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje.
Deri në javën e 52-të, në shtet janë vaksinuar gjithsej 72.143 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. bsh/
Foto: MIA arkiv